Për EasyPay, bashkëpunimi nuk është vetëm një vlerë e bukur për t’u shkruar në mur. Është mënyra se si funksionojmë, mendojmë dhe rritemi. Prej 15 vitesh, që kur lindi si një start-up inovativ në zemër të Tiranës, EasyPay ka ndërtuar modelin e saj të punës mbi dy shtylla kryesore: komunikimin dhe bashkëpunimin ndër-departamental. Sot, ndonëse kompania është rritur, ka një portofol të gjerë produktesh dhe vepron në një ekosistem gjithnjë e më kompleks, ajo kulturë e bashkëpunimit vijon të trashëgohet – brez pas brezi, ekip pas ekipi.
Në një treg si ky I yni, ku digjitalizimi është ende në zhvillim dhe realiteti është një përzierje e teknologjisë dhe ndërveprimit njerëzor, bashkëpunimi nuk është vetëm avantazh – është kusht për mbijetesë dhe rritje të qëndrueshme!
Bashkëpunimi Produkt – Marketing – Shitje: trekëndëshi i zhvillimit
Në zemër të çdo iniciative të re që merr jetë në EasyPay, qëndron një bashkëpunim i fortë mes tre funksioneve kyçe: Produktit, Marketingut dhe Shitjes. Këto nuk janë thjesht “departamente” që bashkëjetojnë në një strukturë organizative – janë pjesë të një mekanizmi që funksionon vetëm kur të gjithë komponentët punojnë në sinkron.
Ekipi i Produkteve të Reja është vendi ku çdo ide merr formë. Nga nevojat e përdoruesve, mundësitë teknologjike dhe ndryshimet në treg, ky ekip ndërton zgjidhjet që EasyPay sjell në treg: qoftë një shërbim i ri për pagesa nga llogaritë bankare, një integrim i ri API për bizneset, apo një përmirësim i përvojës së përdoruesit në aplikacion.
Por, pa ekipin e Marketingut, një produkt mbetet vetëm ide në letër. Marketingu i jep zë produktit – e përkthen në histori, e paketojnë në një mënyrë që flet në gjuhën e përdoruesit dhe krijon komunikime që informojnë, edukojnë dhe ndërtojnë besim. Janë ata që ndërtojnë strategjinë e komunikimit, përgatisin tregun dhe krijojnë lidhjen emocionale me markën.
Shitjet, nga ana tjetër, janë ura që lidh teknologjinë me realitetin. Me rrjetin tonë prej +550 pikash shitjeje në të gjithë Shqipërinë, të përfaqësuara nga biznese të vogla dhe të mesme që kanë përqafuar EasyPay në përditshmërinë e tyre, çdo produkt/sherbim i ri gjen jetë përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë me njerëzit. Agjentët tanë nuk janë vetëm shpërndarës – janë burim i rëndësishëm informacioni mbi nevojat dhe reagimet e konsumatorëve, janë testuesit më të mirë të risive dhe zëri ynë në terren!
Çfarë ndodh kur këto ekipe punojnë bashkë?
Rezultatet janë më të shpejta, më të qëndrueshme dhe më të ndjeshme ndaj realitetit të tregut. Një produkt që zhvillohet vetëm nga një ekip teknik, pa feedback nga përdoruesit apo pa një narrativë të fortë komunikimi, ka shumë më pak gjasa të funksionojë në praktikë. Por kur që në fazën e konceptimit përfshihen të gjitha palët – zhvilluesit, strategët e komunikimit, dhe partnerët në terren – çdo zgjidhje përshtatet më mirë, shpërndahet më shpejt dhe adoptohet më natyrshëm nga përdoruesit.
Ky bashkëpunim ka qenë çelësi pas shumë prej shërbimeve e produkteve që sot janë pjesë e pandashme e jetës së përditshme të klientëve tanë – nga pagesat e faturave, te rimbushja e portofolëve dixhitalë përmes rrjetit fizik, kartat e-sim, pagesat e gjobave të makinave, e deri te partneritetet bankare të cilat ofrojnë mënyra të reja për të rritur gjithëpërfshirjen financiare në vend.
Një model që vlen sidomos në një treg jo plotësisht i digjitalizuar
Shqipëria është ende në procesin e kalimit drejt një ekonomie plotësisht digjitale. Kjo do të thotë që për një kompani fintech si EasyPay, nuk mjafton të zhvillosh një aplikacion apo një API të mirë. Duhet të kuptosh realitetin lokal, dinamikën sociale dhe psikologjinë e përdoruesit final (individ apo biznes qoftë ai). Në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërmjet sektorëve të biznesit bëhet edhe më i domosdoshëm.
Marketingu nuk mund të promovojë një produkt që nuk është i përshtatur për përdoruesin real. Produkti nuk mund të krijojë zgjidhje pa e ditur nëse ato mund të zbatohen praktikisht në rrjetin e pikave të shitjes apo të kuptojë nëse klientët janë gati ta adoptojnë. Dhe shitja nuk mund të rrisë përdorimin pa një komunikim të qartë dhe pa produkte që e respektojnë kapacitetin e tregut për t’u digjitalizuar.
Në këtë kuptim, EasyPay nuk ka ndërtuar vetëm një platformë. Ka ndërtuar një kulturë pune / një ekosistem bashkëpunues! Dhe pikërisht kjo e bën të mundur që të ndërtojmë jo vetëm produkte, por edhe besim, qëndrueshmëri dhe ndikim të vërtetë në treg!