Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay në Maratonën e Tiranës 2025 

Dita e djeshme shënoi një tjetër moment frymëzues për qytetin e Tiranës, që uli siparin e edicionit të 9-të të Maratonës së Tiranës 2025. Me mbi 5100 garues nga 58 shtete të ndryshme, kryeqyteti u shndërrua në një qendër energjie, sporti dhe bashkëpunimi.

Edhe këtë vit, EasyPay ishte pjesë e këtij aktiviteti të madh, duke mbështetur me krenari kauza që promovojnë përfshirjen, ndërgjegjësimin dhe solidaritetin në komunitet. Stafi ynë mori pjesë në garë me entuziazëm, si shembull i frymës së bashkëpunimit dhe angazhimit për të bërë ndryshimin përmes veprimit. 

Si partner prej disa vitesh i Maratonës së Tiranës, EasyPay është krenar që mbështet sportin dhe çdo nismë që bashkon njerëzit përmes energjisë pozitive.
Për të disatin vit radhazi, platforma jonë mundësoi shitjen ekskluzive të biletave të maratonës, të aksesueshme lehtësisht përmes:
pagesës me karta online,
aplikacionit EasyPay për klientët me llogari elektronike,
si edhe në mbi 560 pika EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

Sporti luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një jetese të shëndetshme, duke forcuar trupin dhe mendjen, por edhe në afrim social, pasi bashkon njerëzit përtej moshës, profesionit apo prejardhjes.
Në këtë frymë, EasyPay nuk ka vetëm misionin të bashkojë njerëzit në botën e financave, por edhe të kontribuojë në krijimin e një stili jetese të balancuar, aktiv dhe të ndërgjegjshëm, ku solidariteti dhe mirëqenia janë po aq të rëndësishme sa inovacioni teknologjik.

Faleminderit organizatorëve që regjistrimin dhe shitjen e biletave të pjesëmarrjes në maratonë ia besuan platformës EasyPay, për një ditë plot energji pozitive dhe frymë bashkëpunimi.

20 Tetor, 2025
×
sqShqip