
Shprehja “puna në grup e bën ëndrrën të funksionojë” është veçanërisht e vërtetë në ditët e sotme në sektorin financiar shqiptar, ku një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, Intesa Sanpaolo Bank Albania, nis bashkëpunimin me institucionin FinTech lider në vend, EasyPay Albania. Si rezultat, EasyPay do të mundësojnë në kohë reale për të gjithë klientët e aplikacionit të Intesa Sanpaolo Bank Albania, pagesa për shërbimet utilitare, gjobat e qarkullimit rrugor, abonimet në platformat e televizionit dhe internetit, etj.
Ofrimi i pagesave të tilla në një aplikacion kërkon integrime B2B dhe B2G me të gjithë utilitetet, sikurse dhe me faturimin e shërbimeve qeveritare apo të korporatave të mëdha shqiptare. Këto integrime kërkojnë investim të madh në burime dhe teknologji, ndaj institucionet bankare mund të kursejnë burime duke krijuar partneritet me institucione FinTech, të cilët tashmë e kanë gati këtë investim për klientët e tyre.
Më pak kohë në radhë, dhe më shumë kohë për veten e familjen tuaj! Si?

Hyni në aplikacionin e bankës. Nëse ende nuk e keni në telefonin tuaj, çfarë prisni për ta shkarkuar?
- Klikoni mbi direktorinë “Pagesë faturash”
- Zgjidhni pagesën që dëshiron të kryeni
- Regjistroni të dhënat tuaja, që të njoftoheni për detyrimet e reja.
EasyPay ka arritur tashmë në stadin e maturitetit në tregun vendas, me një pozicionim dhe USP (Unique Selling Point) të qartë.
Partneriteti i Intesa Sanpaolo Bank Albania me EasyPay, është një model i ri për vendin tonë dhe një mundësi e shkëlqyer për institucionet FinTech, bankat dhe klientët e tyre, që padyshim do të përsëritet dhe evoluojë.
Lexo edhe:
- Shkurti është këtu – Mos harroni pagesat e taksave të bashkisë!
- Internet pa kufij, tashmë edhe në Shqipëri falë EasyPay dhe 99eSIM
- EasyPay | Një Mundësi Unike për Rininë Ambicioze
- Sill një shok, merrni 500 ALL për kokë!
- Shëno gol me RIA: Shorteu për të fituar një FULL VIP EXPERIENCE me INTER
- EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan
- Përvjetori i pavarësisë dhe super ofertat nga Ria Money Transfer dhe EasyPay: Mundësia për të dërguar para pa komision!
- Po të kërkojmë ty: Pozicion i lirë në departamentin e financës