Shprehja “puna në grup e bën ëndrrën të funksionojë” është veçanërisht e vërtetë në ditët e sotme në sektorin financiar shqiptar, ku një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, Intesa Sanpaolo Bank Albania, nis bashkëpunimin me institucionin FinTech lider në vend, EasyPay Albania. Si rezultat, EasyPay do të mundësojnë në kohë reale për të gjithë klientët e aplikacionit të Intesa Sanpaolo Bank Albania, pagesa për shërbimet utilitare, gjobat e qarkullimit rrugor, abonimet në platformat e televizionit dhe internetit, etj.
Ofrimi i pagesave të tilla në një aplikacion kërkon integrime B2B dhe B2G me të gjithë utilitetet, sikurse dhe me faturimin e shërbimeve qeveritare apo të korporatave të mëdha shqiptare. Këto integrime kërkojnë investim të madh në burime dhe teknologji, ndaj institucionet bankare mund të kursejnë burime duke krijuar partneritet me institucione FinTech, të cilët tashmë e kanë gati këtë investim për klientët e tyre.
Më pak kohë në radhë, dhe më shumë kohë për veten e familjen tuaj! Si?
Hyni në aplikacionin e bankës. Nëse ende nuk e keni në telefonin tuaj, çfarë prisni për ta shkarkuar?
- Klikoni mbi direktorinë “Pagesë faturash”
- Zgjidhni pagesën që dëshiron të kryeni
- Regjistroni të dhënat tuaja, që të njoftoheni për detyrimet e reja.
EasyPay ka arritur tashmë në stadin e maturitetit në tregun vendas, me një pozicionim dhe USP (Unique Selling Point) të qartë.
Partneriteti i Intesa Sanpaolo Bank Albania me EasyPay, është një model i ri për vendin tonë dhe një mundësi e shkëlqyer për institucionet FinTech, bankat dhe klientët e tyre, që padyshim do të përsëritet dhe evoluojë.
Lexo edhe:
- EasyPay në #future2tech: Open Banking, e ardhmja e fintech në Shqipëri
- 500 Milion Euro në H1 2024: Një mbështetje e fortë për familjet shqiptare
- Kur kredi të shpejtë do, me EasyPay e gjen kudo!
- Ofertën e dërgesave nga Shqipëria e përfitoni edhe gjatë muajit Shkurt
- Transformimi i Sistemit Financiar
- Kredi konsumatore nga Intesa Sanpaolo Bank në pikat EasyPay
- Arsyet për të zgjedhur dërgesat me Ria Money Transfer këtë fundvit
- Vrapo në maratonën Enkelana dhe paguaj me EasyPay!