Një nga efektet e shumta që COVID-19 solli, ishte përshtatja e teknologjisë së re në shërbimet e fintech, veçanërisht në portofolin elektronik.
Nevoja për portofolin elektronik gjatë izolimit dhe distancimit social bëri që teknologjitë e reja të bëhen të zakonshme, në vetëm pak muaj.
Kriza shëndetësore u bë një nga faktorët kryesorë që nxitën rritjen e sektorit fintech por, a do të vazhdojë teknologjia në shërbimet financiare të evoluojë po aq shpejt, tani që bota u mësua të jetojë me një pandemi? Le të hedhim një vështrim në tendencat që do të ndikojnë në të ardhmen e fintech në 2022.
Rritja drastike në përdorimin e portofolit elektronik
Teknologjia që bën të mundur portofolin elektronik, ka qenë e disponueshme për konsumatorët për më shumë se një dekadë, megjithatë asnjëherë nuk është konsideruar si “e domosdoshme” në krahasim me portofoiln e prekshëm.
Izolimet dhe distancimi social, i bënë pagesat dixhitale metodën e zgjedhur për konsumatorët dhe e kthyen portofolin elektronik në një produkt më tërheqës dhe masiv. Si rezultat, vetëm në 2020 në të gjithë globin, përdorimi i parasë fizike për blerjet në dyqane shënoi një rënie me 10%. Ndërkohë, pritet një rritje në përdorimin e parasë elektronike. Deri në vitin 2024, Shërbimi i Informacionit Financiar pret që paratë dixhitale të përbëjnë vetëm 13% të pagesave në mbarë botën, ndërse portofolat elektronikë të përbëjnë gjysmën e të gjitha pagesave të tregtisë elektronike.
Pjesa më e madhe e rritjes globale të portofolave elektronikë pritet të vijë nga tregjet në zhvillim, siç është edhe Shqipëria. Në vendin tonë adoptimi po ndodh aq shpejt saqë konsumatorët po kalojnë drejtpërdrejt te paratë elektronike, pa pasur më parë një llogari bankare ose kartë. Portofolat elektronikë janë një mjet i rëndësishëm zhvillimi, sepse ato i vendosin shërbimet financiare në dispozicion të kujtdo, kudo, duke përfshirë edhe zona të izoluara. Duke pasur parasysh se sa rol kritik luan paraja elektronike në ofrimin e shërbimeve financiare, për personat pa llogari bankare, EasyPay dhe Ria Money Transfer do të vazhdojnë të zgjerojnë shërbimin e tyre në portofolin elektronik në të gjithë territorin shqiptar dhe jo vetëm.
Pagesa të sigurta dhe transparente
Një nga tendencat kryesore të fintech në botë, aktualisht është rritja e numrit të bashkëpunimeve midis kompanive dhe institucioneve të pagesave.
Kjo për të ofruar një gamë të gjerë në shërbime financiare, duke respektuar të gjitha rregulloret e pagesave elektronike në fuqi. Në nivel global, bashkëpunimi më i madh midis bankave, ofruesve të pagesave dhe sektorit publik, në parandalimin e mashtrimit dhe pastrimit të parave, do të jetë gjithashtu në rritje në vitin 2022.
Për sa i përket tregut shqiptar, situata e krijuar nga kriza e fundit, bëri që Komisioni për Ekonominë dhe Financat të diskutonte për miratim, më 30 prill 2020, Direktivën e dytë për “Shërbimet e pagesave”, i cili pritet të jetë një rregullues mjaft i mirë veçanërisht për kompanitë FinTech. Ky ligj pritet të vihet në zbatim në fillim të vitit 2022.
EasyPay është portofoli elektronik i joti në Shqipëri
EasyPay për të 11 vit radhazi, vjen me trendët dhe risitë më të mëdha të realizuara në vendet në zhvillim me qëllim futjen e një fryme të re në metodat e pagesave në Shqipëri.
Lider i Fintech në Shqipëri, EasyPay ofron tashmë disa metoda pagesash dhe është kthyer në portofolin elektronik në të cilin kryhen pagesa për mbi 35 shërbimet më të nevojshme, si dhe eventet më në zë të vendit.
Qëndrojmë në pritje të strukturimit të plotë të Legjislacionit të ri për Shërbimet e Pagesave, si një mundësi për të ofruar më shumë akses në tregun financiar për Subjektet Financiare Jo Banka.
Sido që të vijnë sfidat nga tregu i jashtëm, ne besojmë fort se:
- Ofrimi i shërbimeve bazuar në eksperiencën e klientit;
- Inovacioni dhe teknologjia;
- Rritja e shkallës së besimit të klientit;
- Besnikëria reciproke;
- Cilësia e Shërbimit.
Do të vijojnë të jenë pikat tona më të forta për të vijuar suksesin në treg.