Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Brenda Maratonës së Tiranës

Duket se po i rikthehemi normalitetit, më së fundmi! Rrugët e qytetit u bënë gati për garën më të madhe sportive në vend “Maratona e Tiranës“.

Atletët profesionistë, sportdashësit, mbështetësit e kauzave të ndryshme sociale por dhe rinia, u bënë sërish bashkë për të marrë pjesë në eventin sportiv më të madh në vend. Në edicionin e 5-të të zhvillimit të Maratonës, EasyPay mbështeti sërish Bashkinë e Tiranës në shitjet e biletave të këtij eventi. Sikurse çdo vit edhe këtë vit, skuadra e EasyPay punoi për të sjellë risi në formatet e pagesave.

Për të gjithë të huajt, vijuan pagesat me karta, sikurse edhe vitet e tjera. Ndërsa për të gjithë shtetasit shqiptarë, opsionet e dedikuara ishin në: ticket.easypay.al ose nëpërmjet aplikacionit EasyPay. Mjaftonin vetëm pak klikime për të përfunduar procesin e regjistrimit dhe blerjen e biletës.

Instalacioni i EasyPay në Maratonën e Tiranes.

16 Tetor 2021, çdo gjë është gati, hapësira e EasyPay tashmë ka marr formën e dëshiruar. Instalacioni i çadrave nën logo EasyPay dhe Ria Money Transfer po shfaqen në çdo foto.

Banerat anash kangjellave ndarëse me ngjyrën portokalli bëjnë që të kthehen kokat a kalimtarëve në sheshin Skënderbej. Baneri kryesor i EasyPay “Kampion” dhe kubat me nr. 1 janë qershia mbi tortë. Ne jemi të gjithë të barabartë dhe jemi të gjithë fitues.

Filloi Fun Run, gjimnazistët janë ata që futen në garë. Një garë për qejf, një garë që nuk ka për qëllim të nxisë konkurrencën por bashkëpunimin. Megjithatë ka fitues, është gjithmonë dikush i cili mbaron i pari. Më i shpejti më i shkathëti thonë. Muzika e zgjedhur dhe videot e shfaqura në ekranin kryesor tërheqin vëmendjen dhe të nxisin për t’u futur në hapësirën e dedikuar për sponsorat e Maratonës. Shihen fytyra të lumtura por edhe kurioze. Ne jemi aty, logo e EasyPay shfaqet ngado. Pagesa elektronike, portofoli yt elektronik, shmang radhët, pagesa nëpërmjet telefonit, transferta parash brenda dhe jashtë vendit me tarifat më të ulëta etj. janë ato që të tërheqin më shumë vëmendjen.

Stafi i EasyPay ndodhet aty, i veshur me bluzat portokalli nën logon e EasyPay dhe Ria Money Transfer. Portokallia me të vërtetë që bën diferencën dhe jo vetëm për nga ngjyra që ka por edhe për atë që përfaqëson, rininë, gëzimin, kreativitetin, guximin, të gjithë këto elementë rrethojnë logon EasyPay.

Ekipi i EasyPay ne Maratonën e Tiranës.

Dita e ardhshme është dita e madhe. Dita e Maratonës. Kjo ditë ka ndryshuar lëvizjen e makinave dhe ka bërë që disa rrugë të mbyllen për maratonomakët. Disa ankohen për trafikun e krijuar, disa gëzojnë dhe thonë “më në fund një ditë pa makina në rrugët më të bukura të qytetit”. Vrapuesit kanë ardhur të tërheqin numrin dhe të bëjnë testin e shpejt PCR anti-covid. Një garë e zhvilluar në kushte optimale për të ruajtur gjithsecilin që merr pjesë në të.

Mëngjesi i 17 Tetorit ka nisur me vrull. Po bëhen të gjithë gati për Maratonën e Tiranës. Disa po bëjnë nxehje, disa po bëjnë foto, disa po lëvizin nën ritmet e muzikës që dëgjohet në të gjithë Sheshin Skënderbej. Thuajse çdo gjë është gati. Vrapuesit janë ndarë sipas kategorive dhe po bëhen gati për t’u nisur.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj mirëpret të gjithë vrapuesit duke i uruar atyre fitore dhe duke i nxitur ata për të dhënë maksimumin nga vetja. Pas tij, në ekranin e madh shfaqet video e aplikacionit EasyPay. Të gjithë sytë ndodhen nga ai, të gjithë sytë po shohin EasyPay.

Vrapuesit e disiplinës 42K ndodhen në start dhe janë gati të nisin garën sapo ora të shënojë 9:00. Më pas, në 9:15 bëhen gati vrapuesit e disiplinës 21K. Në 9:30 do të vrapojnë pjesëmarrësit e garës 10K dhe në orën 9:45 nis gara për “We too”. Në këtë moment e kuptojmë se nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë dhe se mjafton vullneti për të arritur aty ku gjithsecili dëshiron. Plot dëshirë për të jetuar por edhe për të fituar.

Grup vrapuesesh në garën e Maratonës së Tiranës.

EasyPay edhe për këtë vit, pas punës kolosale të integrimit të sistemit të dedikuar për Maratonën, ka qenë më pranë se kurrë për të gjithë qytetarët. Për ata që dëshironin informacion, asistencë apo edhe edukim për përdorimin e aplikacionit, si dhe regjistrimin në Maratonën e Tiranës.

Ikona e maratonës është shtuar tashmë në listën e +35 shërbimeve në aplikacionin EasyPay. Skuadra rinore e EasyPay do të vijojë me shumë përkushtim punën për të rritur numrin e shërbimeve dhe partnerëve për të gjithë përdoruesit e saj. Shihemi vitin tjetër, në Maratonën e Tiranës 2022, me risi për të gjithë.


Lexo edhe:

October 18, 2021
×
en_USEnglish