Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor

Më 18 dhe 19 prill 2018, në Maqedoni u organizua samiti i parë digjital i Ballkanit Perëndimor (#DSWB6) në Shkup. Samiti solli së bashku përfaqësues nga qeveritë, bizneset, organizatat rajonale, CSOs, akademia dhe të rinjtë me qëllimin e ngritjes së një platforme digjitale për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor 2018 përfshiu diskutime në panel rreth lidhjes digjitale; integrimin e ekonomive të BP në tregun e brendshëm digjital; rritjen e sigurisë kibernetike; përmirësimi i aftësive digjitale; digjitalizimi i industrisë dhe diskutimet interaktive midis qeverive, akademisë, ndërmarrjeve, inovatorëve, CSO-ve, organizatave rinore etj.

Ekspozita digjitale ishte një pjesë e rëndësishme e samitit, që paraqet mundësinë unike për kompanitë në industrinë digjitale nga rajoni dhe më gjerë, për të shfaqur produktet dhe shërbimet e tyre novatore, por edhe për të takuar dhe rrjetëzuar me partnerë potencialë nga qeveria dhe sektorët e biznesit.

EasyPay ishte një ndër tre përfaqësuesit shqiptarë tek Samiti i parë digjital të Ballkanit Perëndimor (# DSWB6) në Shkup.

Gjatë takimeve nëpër stendat e secilës kompani, EasyPay u takua me disa kompani të rëndësishme me qëllim eksplorimin e mënyrave të ndryshme të bashkëpunimit, e për të vazhduar revolucionin në pagesat digjitale në Shqipëri.

Kompanitë patën mundesinë për të shfaqur produktet dhe shërbimet e tyre novatore, por edhe për të takuar dhe rrjetëzuar me partnerë potencialë nga qeveria dhe sektorët e biznesit.

Pjesa më interesante e samitit ishte edhe sesioni ‘Digital Talks’ që mblodhi folës me përfaqësues të ndryshëm nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ciët u munduan t’i jepnin përgjigje pyetjeve më të mëdha të momentit. Linda Shomo ishte përfaqësuesja e vetme e një kompanie shqiptare gjatë këtij sesioni dhe pati një nga diskutimet më të ‘nxehta’ për Digjitalizimin e Industrisë Financiare dhe revolucionin FinTech.

Linda Shomo (CEO e EasyPay)

“Vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë strategji të nivelit të lartë në mënyrë që të ofrojnë shërbime efektive digjitale financiare. Digjitalizimi është një udhëtim jo destinacion. “

 

   

   

*Nga Megi Milo

April 20, 2018
×
en_USEnglish