Më 18 dhe 19 prill 2018, në Maqedoni u organizua samiti i parë digjital i Ballkanit Perëndimor (#DSWB6) në Shkup. Samiti solli së bashku përfaqësues nga qeveritë, bizneset, organizatat rajonale, CSOs, akademia dhe të rinjtë me qëllimin e ngritjes së një platforme digjitale për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve.
Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor 2018 përfshiu diskutime në panel rreth lidhjes digjitale; integrimin e ekonomive të BP në tregun e brendshëm digjital; rritjen e sigurisë kibernetike; përmirësimi i aftësive digjitale; digjitalizimi i industrisë dhe diskutimet interaktive midis qeverive, akademisë, ndërmarrjeve, inovatorëve, CSO-ve, organizatave rinore etj.
Ekspozita digjitale ishte një pjesë e rëndësishme e samitit, që paraqet mundësinë unike për kompanitë në industrinë digjitale nga rajoni dhe më gjerë, për të shfaqur produktet dhe shërbimet e tyre novatore, por edhe për të takuar dhe rrjetëzuar me partnerë potencialë nga qeveria dhe sektorët e biznesit.
EasyPay ishte një ndër tre përfaqësuesit shqiptarë tek Samiti i parë digjital të Ballkanit Perëndimor (# DSWB6) në Shkup.
Gjatë takimeve nëpër stendat e secilës kompani, EasyPay u takua me disa kompani të rëndësishme me qëllim eksplorimin e mënyrave të ndryshme të bashkëpunimit, e për të vazhduar revolucionin në pagesat digjitale në Shqipëri.
Kompanitë patën mundesinë për të shfaqur produktet dhe shërbimet e tyre novatore, por edhe për të takuar dhe rrjetëzuar me partnerë potencialë nga qeveria dhe sektorët e biznesit.
Pjesa më interesante e samitit ishte edhe sesioni ‘Digital Talks’ që mblodhi folës me përfaqësues të ndryshëm nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ciët u munduan t’i jepnin përgjigje pyetjeve më të mëdha të momentit. Linda Shomo ishte përfaqësuesja e vetme e një kompanie shqiptare gjatë këtij sesioni dhe pati një nga diskutimet më të ‘nxehta’ për Digjitalizimin e Industrisë Financiare dhe revolucionin FinTech.
Linda Shomo (CEO e EasyPay)
“Vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë strategji të nivelit të lartë në mënyrë që të ofrojnë shërbime efektive digjitale financiare. Digjitalizimi është një udhëtim jo destinacion. “
*Nga Megi Milo