Në një epokë ku teknologjia po transformon menaxhimin e financave, Bankingu i Hapur është një zhvillim i rëndësishëm në sektorin financiar. EasyPay, fintech-i i parë në Shqipëri që ka implementuar këtë teknologji, ofron një mundësi të sigurt dhe efikase për mbushjen e llogarisë tuaj përmes bankave shqiptare, si ABI Bank.
Siguria dhe besueshmëria e Bankingut të Hapur – Çfarë e bën kaq të sigurt?
- Licencuar dhe i kontrolluar nga Banka e Shqipërisë
Që nga viti 2024, EasyPay është operatori i parë i licencuar për shërbime të Bankingut të Hapur në Shqipëri, duke siguruar përputhje me rregullat evropiane dhe standardet e sigurisë.
- Teknologji moderne sigurie
Të gjitha transaksionet realizohen përmes API-ve të enkriptuara, të njëjtat sisteme që përdoren nga bankat për të mbrojtur të dhënat e klientëve.
- Identifikim i sigurt dhe kontroll mbi të dhënat
Më poshtë po japim një instruksion të thjeshtë se si mund të kryhet mbushja e llogarisë EasyPay nëpërmjet një prej bankave me të cilat rimbushja nëpërmjet Bankingut të hapur është tashmë live:
- Zgjidhni ABI Bank nga lista e bankave në aplikacionin EasyPay.
- Identifikohuni me kredencialet tuaja bankare në një mjedis të sigurt.
- Vendosni kodin e konfirmimit që do të merrni nga aplikacioni i bankës.
- Jepni konfirmimin për pagesën, dhe llogaria juaj EasyPay mbushet menjëherë dhe është gati për përdorim.
Çfarë përfiton përdoruesi?
- Rimbushje e menjëhershme e llogarisë EasyPay nga ABI Bank.
- Pa nevojë për kartë bankare apo prezencë fizike në degë.
- Siguri maksimale në çdo hap të procesit.
- Pagesa të shpejta për fatura, blerje online dhe shërbime të tjera.
EasyPay – Inovacion dhe siguri për financat tuaja
Si pionier në ofrimin e zgjidhjeve digjitale të pagesave në Shqipëri, EasyPay po sjell teknologji të avancuar dhe angazhim ndaj sigurisë për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.
Shkarkoni aplikacionin EasyPay dhe provoni përfitimet e Bankimit të Hapur për menaxhimin dhe pagesat tuaja financiare.