Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Si të hapni një llogari biznesi në EasyPay: Udhëzues i plotë për sipërmarrësit 

Në një epokë gjithnjë e më të digjitalizuar, menaxhimi i financave përbën një nga shtyllat kryesore të suksesit të çdo sipërmarrjeje. 
Nëse jeni në fazat fillestare të krijimit të një biznesi apo kërkoni një zgjidhje më të avancuar për pagesat dhe transferimet, hapja e një llogarie biznesi pranë EasyPay ju ofron një mënyrë të besueshme dhe efikase për administrimin e financave të kompanisë suaj. 

Në këtë udhëzues, do t’ju shpjegojmë hap pas hapi të gjithë procesin për të krijuar një llogari biznesi në EasyPay — nga regjistrimi fillestar deri te aktivizimi i plotë i llogarisë. 

Hapi 1: Regjistrimi fillestar – krijoni një llogari biznesi 

Për të hapur një llogari, fillimisht vizitoni platformën EasyPay (web ose aplikacion) dhe zgjidhni opsionin “Krijo një llogari biznesi”. Në këtë fazë, kërkohet plotësimi i disa të dhënave të domosdoshme: 

  • NIPT-i i biznesit 
  • Numri i telefonit  
  • Adresa zyrtare e emailit 
  • Fjalëkalimi i dëshiruar për hyrjen në platformë 

Ky informacion përbën themelin e profilit tuaj të biznesit dhe duhet të përputhet me të dhënat zyrtare të regjistrimit në QKB. 

Hapi 2: Verifikimi i të dhënave të kontaktit 

Për të siguruar integritetin e llogarisë dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja, EasyPay kërkon verifikimin e dyfishtë: 

  • Një kod verifikimi do t’ju dërgohet nëpërmjet SMS-it për të konfirmuar numrin e telefonit. 
  • Një email konfirmimi do të dërgohet në adresën tuaj elektronike — klikoni lidhjen për të përfunduar verifikimin. 

Ky hap është thelbësor për të siguruar që llogaria po krijohet nga personi i autorizuar. 

Hapi 3: Verifikimi i identitetit të përfaqësuesit ligjor 

Më pas, kërkohet verifikimi i identitetit të personit që përfaqëson ligjërisht subjektin: 

  • Numri personal i identifikimit të administratorit 
  • Data e skandencës se mjetit te identifikimit te administratorit 
  • Ngarkoni foton e ID-së tuaj 

Ky informacion është i domosdoshëm për “Njohjen e Klientit” si dhe për garantimin e transparencës dhe sigurisë në transaksione. 

Hapi 4: Plotësimi i të dhënave të biznesit 

Në këtë hap, do të shtoni të dhënat zyrtare të subjektit tuaj dhe  të administratorit: 

  • Emri dhe mbiemri i plotë 
  • Datëlindja 
  • Gjinia 
  • Vendbanimi 
  • Emri tregtar i regjistruar i biznesit 
  • Adresa e selisë qendrore 

Sigurohuni që këto të dhëna të përputhen me regjistrimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), pasi çdo mospërputhje mund të vonojë procesin e verifikimit. 

Pas përfundimit: Çfarë ndodh më pas? 

Pasi të përfundoni të gjitha hapat e regjistrimit, llogaria juaj aktivizohet automatikisht. Nga ky moment, do të jeni të gatshëm të: 

  • Pranoni dhe dërgoni pagesa në mënyrë të sigurt 
  • Menaxhoni transfertat dhe flukset financiare të biznesit tuaj 
  • Përdorni shërbime shtesë që do të përmirësojnë operacionet tuaja të përditshme 

Pse të zgjidhni EasyPay për biznesin tuaj? 

  • Regjistrim i thjeshtë pa nevojën për dokumente fizike apo radhë të gjata 
  • Menaxhim i thjeshtuar i pagesave, faturimit dhe transaksioneve nga çdo pajisje 
  • Siguri maksimale, në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave 

Hapja e një llogarie biznesi në EasyPay është një hap i rëndësishëm për optimizimin e menaxhimit financiar të kompanisë suaj. Ky proces do t’ju mundësojë të përqendroheni në zhvillimin e aktiviteteve të biznesit, ndërkohë që EasyPay kujdeset për administrimin e financave. 

12 Maj, 2025
×
sqShqip