Zyrat Qendrore
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Taksat vendore për bizneset: si t’i paguani më thjesht me EasyPay.

Në Shqipëri janë mbi 240 mijë biznese aktive që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Pavarësisht madhësisë apo aktivitetit, çdo biznes ka një detyrim të përbashkët: pagesën e taksave dhe tarifave vendore në bashkinë ku ushtron aktivitetin.

Këto përfshijnë taksa dhe tarifa si taksa mbi ndërtesën dhe truallin, tarifa e pastrimit, taksa e reklamës apo detyrime të tjera të përcaktuara nga bashkitë. Pagesa në kohë e tyre është e rëndësishme jo vetëm për bizneset që të shmangin penalitetet, por edhe për bashkitë, pasi këto të ardhura përdoren për shërbime publike si infrastruktura dhe pastrimi i qyteteve.

Një proces që shpesh kërkon kohë

Për shumë biznese, veçanërisht ato të vogla, menaxhimi i detyrimeve fiskale mund të jetë një proces që kërkon kohë dhe organizim. Jo të gjitha ndërmarrjet kanë staf të dedikuar financiar apo kontabilitet të brendshëm, ndaj shpesh pagesat e taksave kërkojnë verifikime dhe vizita në sportele.

Si e thjeshton EasyPay pagesën e taksave vendore

Platforma EasyPay ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për bizneset që të kryejnë pagesën e taksave dhe tarifave vendore. Bizneset mund të paguajnë detyrimet e tyre në pikat fizike EasyPay në të gjithë Shqipërinë ose përmes kanaleve online dhe aplikacionit.

Së fundmi, platforma EasyPay është integruar edhe me Thesarin e Shtetit, duke e bërë procesin e pagesës edhe më të plotë dhe duke mundësuar që pagesat për të gjitha bashkitë e Shqipërisë të realizohen përmes saj.

Afatet e pagesave për bizneset

Në këtë periudhë, bizneset duhet të jenë të kujdesshme edhe me afatet e pagesave të taksave vendore. Për shumë detyrime, 31 Maj është një nga afatet kryesore të pagesës për bizneset në Tiranë.

Për të shmangur vonesat dhe penalitetet, bizneset mund të informohen dhe të kryejnë pagesat duke vizituar një nga pikat EasyPay në të gjithë vendin ose duke përdorur kanalet online të shërbimit

2 Prill, 2026
×
sqShqip