Prej shumë muajsh, e gjithë bota është duke vuajtur nga një krizë e madhe energjetike, gjë që ka sjellë dhe një rritje të jashtzakonshme të çmimeve të energjisë elektrike. Si rrjedhim, edhe Shqipëria është duke e vuajtur këtë krize dhe siç kemi dëgjuar në javët e fundit, OSHEE dhe qeveria shqiptare, janë duke menduar për strategjitë e duhura, për t‘i bërë ballë kësaj krize.
EasyPay është një partner besnik i OSHEE prej më shumë se 7 vitesh dhe prej kohësh i ofrojmë qindra mijërave shqiptarëve pagesat e faturave të energjisë në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt, në mbi 500 agjentë ose nëpërmjet aplikacionit tonë. Në këtë artikull, kemi hartuar një sërë sugjerimesh se si secili prej nesh mund të kursejë një shumë të konsiderueshme nga faturat e tyre, pa ndryshuar rutinën e tyre dhe gjithashtu të japë një ndihmë në kalimin e krizës energjetike.
Gjatë muajve të dimrit, familjet shqiptare shpenzojnë mesatarisht mes 3.500-4.000 Lekë. Duke marrë parasysh dhe mundësinë e një rritjeje të mundshme të çmimit të energjisë, është thelbësore që të kujdesemi që të mos shpenzojmë për energji të çuar dëm. Në varësi të sa rigoroz jeni në zbatimin e këtyre këshillave, çdo familje shqiptare mund të kursejë rreth 10-20% të energjisë së shpenzuar, ose 400-800 Lekë në muaj. Më poshtë mund të gjeni 5 mënyrat më të thjeshta për të kursyer energji pa lënë aspak mënjanë rehatinë tuaj:
- Ulja e temperaturës së dhomës
Sipas disa studimeve, nëse e ulni gradimin e ngrohjes suaj me vetëm 2 gradë, kjo mund të zvogëlojë faturën tuaj të energjise me rreth 10%. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë, 18 gradë janë temperaturë mëse e mjaftueshme për të rriturit, dhe ndoshta pak më e lartë për të moshuarit dhe fëmijët. Gjithashtu, ju duhet të ngrohni vetëm dhomat ku qëndroni dhe jo në mënyrë konstante të gjithë shtëpinë.
- Kujdesuni për kohëzgjatjen gjatë dushit
Sipas statistikave, kohëzgjatja mesatare e dushit është rreth 5 min. Prandaj për çdo minutë që ju arrini të kurseni, ju shpenzoni 20% më pak energji. Gjithashtu, kujdesuni edhe për ujin e nxehtë pasi çdo detaj i vogël bën një diferencë të madhe në fund.
- Vendosni llamba me efiçencë të lartë energjie
Llambat LED përdorin rreth 70-80% të energjisë në krahasim me llambat tradicionale dhe gjithashtu kanë një jetëgjatësi 10 vite më të lartë. Megjithëse këto llamba moderne janë më të shtrenjta në momentin e blerjes, përdorimi i tyre efikas i energjisë dhe jetëgjatësia më e gjatë do të thotë që ato kushtojnë më pak në planin afatgjatë.
- Kujdes me përdorimin e frigoriferit tuaj
Këshilla kryesore është që të ndërroni frigoriferët tuaj të vjetër me versione me efiçente. Gjithashtu, vendndodhja e frigoriferit është e rëndësishme, ndaj duhet të gjeni një vend të freskët, larg pajisjeve të kuzhinës si soba, furra, etj. Temperatura optimale për funksionimin e frigoriferit është 5 °C dhe -18 °C dhe për çdo gradë më pak, shpenzohet rreth 6% më shumë energji. Duhet të kemi gjithashtu parasysh që të mos e hapim shpeshherë frigoriferin pasi ajri i ftohtë del me shpejtësi dhe nevojitet përsëri energji për të arritur temperaturën e duhur.
- Hiqni dorë nga lënia e pajisjeve në “Stand-By mode”
Është më mirë të fikni pajisjet tuaja sesa t’i lini ato në gjendje gatishmërie, pasi përndryshe, ju po përdorni energji për diçka që nuk po e përdorni. Familjet kanë nga 10 deri në 20 pajisje që janë përgjithmonë në “Stand-By mode”. Fikja përfundimtare e këtyre pajisjeve kur nuk i perdorni mund të kursejë rreth 10% të energjisë.
Këto ishin disa mënyra të thjeshta që mund t‘i vini në zbatim shumë shpejtë për të ulur shpenzimet tuaja të energjisë. Me EasyPay, ju paguani faturat me shpejtësinë e dritës!