Zyrat Qendrore
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982


Transfertat SEPA tani në EasyPay.

Dërgo para në Evropë. Me EasyPay, tashmë mund të dërgoni dhe merrni
euro drejt mbi 40 vendeve të Evropës, direkt nga aplikacioni juaj.
Kryej transfertën tënde të parë SEPA.

Një aplikacion. Të gjitha shërbimet financiare.

 

Versioni i ri i aplikacionit sjell një eksperiencë më të plotë financiare për përdoruesit, duke i lejuar ata të menaxhojnë pagesat dhe transfertat përmes llogarive të dedikuara të pagesës dhe transfertave në lekë dhe euro.

Paguaj dhe Transfero direkt nga celulari

Nga një aplikacion pagesash, sot EasyPay është shndërruar në një platformë financiare të plotë.

Llogari Pagese në ALL
✓ Paguaj faturat utilitare
✓ Dërgo dhe merr para me përdorues të tjerë EasyPay (P2P)
✓ Kryej pagesa me kartë
✓ Kryej transferta bankare përmes Open Banking
✓ Depozito ose tërhiq cash në pikat EasyPay

Llogari Transferte ALL
✓ Dërgo dhe merr transferta ndërkombëtare
✓ Kryej transferta SEPA në euro
✓ Konverto fonde
✓ Rimbush llogarinë nga banka jote, pikat EasyPay ose çdo llogari bankare

Llogari Transferte EUR
✓ Dërgo dhe merr transferta SEPA në EUR
✓ Menaxho fondet në euro
✓ Kryej pagesa ndërkombëtare pa konvertime të panevojshme

Transferta dixhitale apo fizike. Ju zgjidhni.

Dixhitale

Me aplikacionin EasyPay mund të kryeni transferta P2P ndërmjet përdoruesve të EasyPay, transferta midis llogarive tuaja, si dhe transferta SEPA drejt vendeve të Evropës.

Pika Fizike

Shërbimi i Transfertave Kombëtare ju mundëson të dërgoni dhe të merrni para kudo në Shqipëri (në Lekë dhe Euro), menjëherë, edhe nëse nuk dispononi një llogari bankare. Jemi të pranishëm në gjithë territorin shqiptar përmes mbi 580 agjentëve tanë.

 

Transferta me SEPA

Si mund të kryej një transfertë SEPA?

1. Hyni në aplikacionin EasyPay,
2. Zgjidhni transfertën SEPA
3. Vendosni emrin, mbiemrin dhe IBAN-i i përfituesit.
4. Vendosni shumën,
që dëshironi të transferoni.
*BIC/SWIFT plotësohet automatikisht kur është i disponueshëm.

Kush përfiton nga SEPA?

Transfertat SEPA me EasyPay janë ideale për familjet, studentët, emigrantët, bizneset, si edhe freelancer-at dhe profesionistët që dërgojnë ose marrin pagesa në euro.

Si mund ta rimbush llogarinë e transfertave?

1.Direkt nga karta juaj dhe nga çdo llogari bankare
2.Në pikat fizike EasyPay – Rimbushni llogarinë me para në dorë.

Pyetje të shpeshta (FAQ) rreth transfertave SEPA

+Çfarë është një transfertë SEPA?
SEPA (Single Euro Payments Area) është sistemi evropian që mundëson dërgimin dhe marrjen e pagesave në euro ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në zonën SEPA, me të njëjtat standarde sigurie, transparence dhe efikasiteti.
+Kush mund të përdorë transfertat SEPA me EasyPay?
Çdo klient i EasyPay që ka një llogari transferte aktive në aplikacion mund të kryejë transferta SEPA.
+A kam nevojë për IBAN?
Po. IBAN-i është i detyrueshëm për çdo transfertë SEPA dhe identifikon në mënyrë unike llogarinë bankare të përfituesit.
Një IBAN i pasaktë mund të shkaktojë refuzimin ose vonesën e transfertës. Dhe, për të shmangur vonesa ose refuzime, rekomandohet që emri i përfituesit të përputhet me llogarinë bankare të lidhur me IBAN-in.
+Sa kushton një transfertë SEPA?
Tarifa e transfertës shfaqet gjithmonë në aplikacion përpara se të konfirmoni pagesën, në mënyrë që të dini saktësisht koston. Për më shumë referohuni Tarifat dhe Limitet.
+A mund të kryej transfertë nëse nuk kam euro?
Po. Nëse fondet tuaja janë në lekë (ALL), EasyPay mundëson konvertimin automatik në euro sipas kursit të këmbimit në momentin e transaksionit.
+Sa kohë zgjat një transfertë SEPA?
Koha e përpunimit varet nga banka përfituese dhe momenti kur kryhet pagesa. Afati i pritshëm do të shfaqet gjatë procesit të transfertës.
+Çfarë ndodh nëse transferta refuzohet?
Nëse transferta nuk mund të ekzekutohet, fondet nuk transferohen ose rikthehen në llogarinë tuaj. Do të njoftoheni për arsyen e refuzimit dhe kostot e shoqëruara me këtë veprim. Për informacione të mëtejshme kontaktoni shërbimin e klientit.
+A ka një shumë minimale ose maksimale për transfertat SEPA?
Po. Limitet e transfertave mund të ndryshojnë sipas llojit të llogarisë dhe politikave të EasyPay, të cilat mund ti shihni në website tek sektori i Tarifave dhe Limiteve.
+Si mund të kontaktoj EasyPay nëse kam nevojë për ndihmë?
Nëse keni pyetje ose hasni një problem me transfertën tuaj SEPA, mund të kontaktoni Shërbimin ndaj Klientit EasyPay përmes kanaleve zyrtare të komunikimit ose të vizitoni pikën EasyPay më të afërt.
+Ku mund të shoh historikun e transfertave të mia?
Të gjitha transfertat tuaja ruhen në historikun e aplikacionit EasyPay, ku mund të kontrolloni statusin dhe detajet e çdo transaksioni në çdo kohë.
+Kur kryhet një transfertë ndërkombëtare SEPA dhe kur mbërrijnë fondet te banka e përfituesit?
Transfertat ndërkombëtare në EUR në zonën SEPA, brenda limitit të aprovuar, mund të kryhen nga E Hënë–E Premte, 08:00–15:45. Transfertat e kryera brenda këtij orari kanë datë transaksioni D dhe datë valute D ose D+1. Transfertat e kryera pas orarit zyrtar kanë datë transaksioni D ose D+1 dhe datë valute D+1 ose D+2. Data e valutës tregon datën e mbërritjes së fondeve në bankën e përfituesit. Për transfertat e kryera jashtë orarit zyrtar, data e kryerjes së transaksionit mund të jetë e ndryshme nga data kalendarike.
×