Zyrat Qendrore
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Inter Club Run 2026 me EasyPay

Rikthehet edicioni i dytë i Inter Club Run, i cili do të zhvillohet më 26 Prill 2026 tek Liqeni Artificial i Tiranës, duke sjellë sërish një event unik sportiv të organizuar nga Inter Club Albania – klubi më i madh zyrtar i tifozëve të Interit në botë. Me garën 5K në fokus, ky aktivitet premton të kthehet në një festë të vërtetë të sportit, energjisë pozitive dhe bashkimit të komunitetit zikaltër.

EasyPay është partner zyrtar i eventit, duke ofruar një proces të shpejtë dhe të thjeshtë për regjistrimin dhe pagesat, si online ashtu edhe në mbi 580 pika EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

ZGJIDH PAKETËN TËNDE – INTER CLUB RUN 2026 🖤💙

Tre mënyra për t’u bërë pjesë e këtij eventi të veçantë:

🏃‍♂️ Runner
Merr pjesë në garën 5K dhe përfito: bluzën zyrtare, medaljen, chip-in e garës dhe eksperiencën unike të vrapimit me komunitetin zikaltër.

Hero Runner
Bëhu një Hero i komunitetit dhe përfito më shumë: përveç paketës Runner, hyn në short për të fituar fanella me autograf nga Lautaro Martínez dhe bileta për ndeshje në UEFA Champions League.

👑 Legacy Runner
Paketa ekskluzive për ata që duan të lënë gjurmë: mundësi për takim me skuadrën e parë të Interit, fanella me autografe nga Lautaro Martínez dhe Pio Esposito, si dhe VIP PASS në sallën e trofeve të Interit.

Një event me vlera të forta

Inter Club Run promovon sportin dhe jetën aktive në komunitetin shqiptar, forcon lidhjen mes tifozëve dhe klubit Inter, si dhe përcjell mesazhe solidariteti, përfshirjeje dhe barazie.

Si të marrësh pjesë?

  • Vizito faqen e regjistrimit dhe zgjidh paketën tënde
  • Plotëso të dhënat personale
  • Zgjidh metodën e pagesës:
    • Online me kartë bankare ose portofolin EasyPay
    • Cash në një nga 580 pikat EasyPay
  • Finalizo regjistrimin dhe merr konfirmimin e pjesëmarrjes

Mos e humb këtë mundësi për të qenë pjesë e një eksperience sportive ndërkombëtare dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme.
Bashkohu me komunitetin zikaltër! 🖤💙

8 Prill, 2026
×
sqShqip