Inter Club Run 2026 rikthehet në Tiranë: një festë e sportit, pasionit dhe komunitetit zikaltër
Pas suksesit të edicionit të parë, Inter Club Run 2026 rikthehet më 26 Prill pranë Liqenit Artificial të Tiranës, duke premtuar një përvojë edhe më të madhe, dinamike dhe të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. I organizuar nga Inter Club Albania, klubi më i madh zyrtar i tifozëve të Interit në botë, ky event po konsolidohet si një traditë që bashkon komunitetin zikaltër përmes energjisë së sportit dhe frymës së përbashkët.
Edhe në këtë edicion, EasyPay vjen si partner zyrtar, duke e bërë procesin e regjistrimit dhe pagesës më të thjeshtë se kurrë. Regjistrimi mund të kryhet lehtësisht online në:
https://ticket.easypay.al/marathon/ica
Pasi plotëson të dhënat si garues, vijon me metodën e preferuar të pagesës: me kartë bankare ose përmes portofolit EasyPay. Për ata që nuk preferojnë pagesat elektronike, ekziston edhe mundësia e pagesës fizike në mbi 580 pika EasyPay në të gjithë Shqipërinë – duke garantuar fleksibilitet maksimal për çdo pjesëmarrës.
Për t’iu përshtatur preferencave të ndryshme, organizatorët kanë prezantuar tre paketa pjesëmarrjeje:
Runner – 1000 ALL
Hapi i parë në eksperiencën zikaltër: përfshin pjesëmarrjen në garën 5K, bluzë zyrtare, medalje, chip gare dhe një atmosferë të veçantë sportive.
Hero Runner – 2000 ALL
Më shumë emocion dhe shpërblime: përfshin gjithçka nga Runner, si dhe mundësinë për të fituar fanella me autograf nga Lautaro Martínez dhe bileta për ndeshje në UEFA Champions League.
Legacy Runner – 5000 ALL
Eksperienca elitare për tifozët e vërtetë: përfshin takim me skuadrën e parë të Interit, fanella me autografe nga Lautaro Martínez dhe Pio Esposito, si dhe akses VIP në sallën e trofeve.
Përtej aspektit sportiv, Inter Club Run 2026 përcjell një mesazh të rëndësishëm: promovimin e një stili jetese aktiv dhe të shëndetshëm, forcimin e lidhjeve komunitare dhe vlerave si solidariteti, përfshirja dhe barazia.
Procesi i regjistrimit është i thjeshtë: zgjedh paketën, plotëson të dhënat dhe paguan sipas mënyrës që të përshtatet më shumë – online ose fizikisht. Regjistrimet mbyllen të hënën, më 20 Prill në orën 23:59, aktualisht kanë mbetur 50 vendet e fundit.
Mos e humb mundësinë për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience unike – regjistrohu tani!
Ditën e garës hapen edhe anëtarësimet për vitin 2026, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri për komunitetin zikaltër. EasyPay do të jetë aty për ta lehtësuar procesin si çdo vit.