EasyPay prezanton për herë të parë në Shqipëri, për të gjithë klientët e EASYPAY, RIMBUSHJE TË ABONIMIT NË DIGITALB NËPËRMJET INTERNETIT, duke eliminuar dërgimin e SMS me detajet tuaja drejt Digitalb-it. Nëse keni blerë një kartë rimbushëse (në një ndër mënyrat e blerjes), hyni në faqen e easypay.al / Shërbime / Abonime Digitalb Online. Zgjidhni mënyrën që dëshironi të paguani dhe vendosni numrin e kartës suaj SMART e kodin gervishtës të paketës së blerë. Për të kryer këtë rimbushje, mjafton të keni Internet në kompjuterin ose celularin tuaj.