Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Albanian Women in Business Mission në Amsterdam

Më 4 dhe 5 Nëntor  u zhvillua Women in Business Mission, organizuar nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri dhe Ambasada Shqiptare në Hagë, ku EasyPay u përzgjodh me përfaqësimin e znj. Linda Shomo, CEO & Themeluese, krahas znj. Milva Ikonomi, delegateve të tjera sipërmarrëse të suksesshme etj.

                                                         

Një grup zonjash ministre dhe gra biznesmene të suksesshme nga Shqipëria të organizuara nga Ambasadoria e Shqipërisë në Hollandë, Znj. Adia Sakiqi së bashku me Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, Znj. Guusje Korthals Altes u mblodhën në Amsterdam për të ndjekur një program të pasur biznesi dhe kulturor.

Women in Business Mission  (Gratë në Misionin e Biznesit) ishin përqëndruar në forcimin e rrjeteve duke lidhur sektorin publik dhe atë privat, si dhe ndërtimin e njohurive të institucioneve të të dy vendeve për temat në lidhje me infrastrukturën, ujin, energjinë, hyrjen në financa, planifikimin urban, prodhuesit e filmave dhe dokumentarëve, inovacion dhe industri të tjera krijuese.

Misioni u drejtua nga Ministri Shqiptar i Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku, Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti, Zëvendës Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Znj. Belinda Ikonomi dhe Zëvendës Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Znj Anuela Ristani.

                                                                 

Delegatët morën pjesë në Amsterdam International Water Week dhe zhvilluan takim me RaboBank, një nga bankat më inovative në Europë.

“Qershia mbi tortë në krye të këtij misioni”, siç është shprehur nga Znj. Ambasadore Sakiqi, “ishte pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj, si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Ujit në Amsterdam. Fjalimi i tij në Forumin e Liderëve ngriti dhomën. Ai po bën punë të jashtëzakonshme për Tiranën dhe lejon shumë ndryshime pozitive ”.

5 Nëntor, 2019
×
sqShqip