Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Të gjithë po kërkojnë “Alpha Show” dhe po e gjejnë në EasyPay!

A e more lajmin e fundit? Në datën 14 Gusht, një event gjigand i muzikës hip-hop dhe rap do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ideatori i këtij koncerti të veçantë është vetë këngëtari i mirënjohur shqiptar Noizy, i cili thotë se “Alpha Show” do të mbahet mend gjatë. Të gjithë po flasin për Alpha Show dhe po kërkojnë biletat e koncertit më të madh të verës në Shqipëri. Nëse po mendon se duhet të marrësh sa më shpejt biletën tënde, EasyPay të vjen në ndihmë menjëherë.


Prej më shumë se 11 vjet, EasyPay, si platfomra e parë e pagesave online në Shqipëri, ofron shpejtësi dhe siguri në veprime, si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët shqiptarë.

Ajo çka e diferencon kompaninë portokalli në tregun e fintech është integrimi dhe përshtatshmëria e menjëherëshme me tregtinë elektronike dhe bizneset e ndryshme që operojnë në këtë industri. Më shumë se 50 tregtarë online kanë zgjedhur platformën EasyPay si një alternativë inovatore pagesash dhe këto janë disa nga arsyet përse:

  • Akses i thjeshtë i aplikimit të biletave në platformën online;
  • Rrjet i gjerë i pikave fizike që i vjen në ndihmë gjithsecilit që nuk disponon një llogari online oe një llogari në aplikacionin EasyPay;
  • Suport i dedikuar për klientët përgjatë procesit të blerjes online.


Vitet kalojnë dhe EasyPay vazhdon të intensifikojë bashkëpunimin me klientë e bashkëpunëtorë, duke shtuar shërbimet e duke rritur shtrirjen gjeografike të saj.

Duke sjellë mënyra më të thjeshta integrimi në platformat e tyre, duke qenë një zgjedhje e sigurt për shqiptarët kudo në vend, EasyPay ofron për bizneset një qasje ndryshe në treg, duke arritur rezultate të larta dhe një treg më të gjerë konsumatorësh final. Shembulli më i mirë i sukesit është edhe bashkëpunimi me kompaninë Vivere, që ndër vite ka organizuar evente madhështore me mjeshtëri dhe ka përfituar nga lehtësirat që krijon EasyPay për të kënaqur publikun.

Qytetarët shqiptarë kërkojnë dhe meritojnë argëtim në këtë muaj të nxehtë, e nëse EasyPay premton lehtësi në blerjen e biletave, Vivere së bashku me Noizy dhe kolegët e tij premtojnë spektakël.

Lista e artistëve të shkëlqyer është e gjatë: fillon me Noizyn dhe emrat më të rëndësishëm të estradës shqiptare e përfundon me këngëtarë me famë botërore.

E kuptojmë që nëse je një fans i muzikës hip-hop apo rap, nuk po të mban vendi dhe po mendon për biletën e eventit. EasyPay ka për detyrë të ta bëjë jetën më të thjeshtë!

Nëse je duke ecur në rrugët e qytetit tënd, me shumë mundësi do të shohësh një pikë fizike EasyPay nga ku lehtësisht mund të kryesh blerjen e biletës, ose, nëse je një fans i teknologjisë dhe i kohërave moderne, kliko ticket.easy.al dhe mbaron punë në pak sekonda! EasyPay ofron zgjidhje, ti zgjedh!


Shihemi aty!


2 Gusht, 2022
×
sqShqip