EasyPay lançon shërbimin më të ri për pagesën e gjobave nëpërmjet celularit tuaj Android. Paguani kudo dhe në çdo kohë. Mjafton të instaloni aplikacionin EasyPay në Google Play e të regjistroheni. Proçedura është e shpejtë dhe e thjeshtë. Përdoruesi mund të mbushë llogarinë e tij EasyPay nëpërmjet kartës bankare dhe mund të paguajë gjobat në kohë reale.