Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Aplikacioni EasyPay – One Stop Shop-i yt për çdo pagesë

Në fillim të vitit 2025, aplikacioni EasyPay ka zgjeruar gamën e shërbimeve të tij, duke ofruar mundësi të reja pagesash që përshtaten me nevojat e çdo klienti. Pavarësisht nëse jeni individ që kërkon zgjidhje të shpejta apo një biznes që menaxhon transaksione të shpeshta, EasyPay sjell shërbime dhe funksione të reja që thjeshtojnë çdo pagesë. Me këto risi, EasyPay po bëhet një platformë gjithnjë e më e fuqishme, duke e kthyer veten në një pikë të vetme shërbimi (One Stop Shop) për të gjitha nevojat financiare të përdoruesve të tij.

Cilat janë shërbimet e reja në aplikacionin EasyPay?

1 – Pagesa e kësteve të mikrokredisë

Tashmë, klientët që kanë marrë kredi nga operatorët financiarë NOA dhe Kredo mund të kryejnë pagesat e kësteve edhe përmes aplikacionit EasyPay, pa pasur nevojë të shkojnë në një pikë fizike. Në këtë mënyrë, ata: • Kursejnë kohë duke paguar këstin e kredisë nga telefoni, në çdo moment dhe nga kudo. • Shmangin vonesat dhe harresat, jo vetëm për pagesat e kredisë, por edhe për detyrime të tjera si faturat e utiliteteve, etj.

2 – 99eSIM, tashmë edhe në APP

Udhëtimi jashtë vendit bëhet më i lehtë me 99eSIM, shërbimin e ri në tregun shqiptar, i mundësuar nga bashkëpunimi i EasyPay me 99eSIM. Me këtë mundësi, mund të aktivizoni dhe rimbushni kartën tuaj eSIM direkt nga aplikacioni, edhe nëse jeni në aeroport ose në një pikë kufitare.

Por, çfarë është eSIM dhe pse është e dobishme? • eSIM është një SIM dixhital që ju lejon të lidhni pajisjen tuaj me rrjetin celular pa pasur nevojë për një kartë fizike. Aplikoni direkt në EasyPay dhe SIM-i ju vjen në adresën tuaj të emailit. • Me 99eSIM shmangni tarifat e larta të roaming-ut dhe përdorni internetin kudo që udhëtoni.

3 – Siguracionet TPL – Siguria e makinës suaj!

Sigurimi i makinës është një domosdoshmëri, dhe tani është më i thjeshtë se kurrë. Në shërbimet brenda aplikacionit EasyPay është shtuar rishtazi edhe siguracioni TPL, falë partneritetit me SIGAL sh.a.

Pse të paguani siguracionin përmes EasyPay? • Pagesë e shpejtë dhe e sigurt, pa humbje kohe. • Dokumenti i siguracionit mund të ruhet lehtësisht në telefonin tuaj dhe është njësoj i vlefshëm si ai i printuar. •Për cdo siguracion të ri që prihet do të ketë një ulje prej 10%

Me këto shërbime të reja, EasyPay po kthehet në platformën më të plotë të pagesave online në Shqipëri. Pavarësisht nëse jeni individ, menaxhoni një biznes apo jeni një klient i tipologjisë Ekspres, tashmë keni zgjidhje të shpejta dhe të besueshme për të gjitha nevojat tuaja financiare.

18 Shkurt, 2025
×
sqShqip