Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Apliko tani në Tirana Photo Festival 2020, afati deri më 30 Shtator 2020

Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization). Tirana Photo Festival 2020, do të zhvillohet nga 8-15 Tetor 2020 në Tiranë. Është momenti të frymëzoheni, afati i aplikimeve është deri më 30 Shtator 2020.

Një ftesë e ngrohtë për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë : “Ne besojmë se gjithë fotografëve, dhe të apasionuarve të fotografisë u duhet dhënë një mundësi që të tregojnë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse Tirana Photo Festival është një festival jo vetëm për profesionistët por dhe për të rinjtë që aspirojnë të bëhen fotografë. Apliko dhe bëhu dhe ti pjesë e këtij eventi unik”.

Qëllimi i këtij Festivali gjithëpërfshirës është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour etj.

Detaje  për pjesëmarrësit:

  • Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota;
  • Tema: Një foto për jetën. Pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe Covid19, si dhe shumë sfidave me të cilat po përballet Shqipëria dhe bota, ne duam të japim mesazhin e shpresës për një jetë më të mirë. Fotografia të jetë bërë në Shqipëri. (Fotot mund të jenë peisazhe, portrete, njerëz etj)
  • Pagesa: 1-5 photo (500 lekë). Kjo pagesë modeste është një ndihmë nga ana juaj për printimet e fotove që do publikohen në ekspozitën 7 ditore të Tirana Photo Festival në Tetor;
  • Përzgjidhen 3 fitues.

Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë të interesuarit, shërbimin e pagesës së aplikimit online për Tirana Photo Festival 2020. Afati i aplikimeve deri më 30 Shtator 2020.

Për 1-5 foto te ngarkuara çmimi është 500 lekë.

Ju mund të paguani aplikimin tuaj nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.

Për më shumë vizitoni: https://ticket.easypay.al/

17 Qershor, 2020
×
sqShqip