Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Balkan Web shkruan për EasyPay -“Boom i madh në pagesat elektronike gjatë Covid-19”

Ju ftojmë të lexoni më poshtë një nga shkrimet e portalit më të madh të lajmeve në kohë reale Balkan Web për EasyPay: “Boom i madh në pagesat elektronike gjatë Covid-19, si t’i kryeni gjithë pagesat nga shtëpia”.

“Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), cash mund të jetë faktor kontribues në përhapjen e COVID-19, ose sic ndryshe njihet “Coronavirus” – për këtë arsye pagesat pa kontakt fizik duket se janë opsioni më i sigurtë.

OBSH shpjegon se virusi mund të qëndrojë mbi kartmonedha për ditë me radhë pas ekspozimit fillestar dhe se njerëzit duhet të lajnë duart menjëherë pas kontaktit me cash. Një studim i bërë nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se çdo kartmonedhë përmban rreth 26 mijë lloje bakteriesh të ndryshme.

Pasi më shumë se 370 njerëz kanë rezultuar pozitiv për Coronavius në Shqipëri, shumë doktorë dhe studiues kanë sugjeruar që njerëzit të evitojnë ambjentet e mbyllura me ajër të kondicionuar si institucione ose zyra për të kryer pagesat e tyre të përditshme.

Po jetojmë në një moment historik kritik, ndaj çdo mjet i mundshëm që ndihmon në uljen e përhapjes së pandemisë botërore COVID-19, konsiderohet i çmueshëm. Kompanitë që ofrojnë pagesa dixhitale po përballen me një rritje gjigante të kërkesës, si përpjekje për të frenuar pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Sipas statistikave te fundit ne Itali, i cili ishte vendi i parë në Europë që urdhëroi banorët të qëndrojnë në shtëpi, përdorimi i pagesave elektronike për fatura dhe shërbime është rritur me 81% që prej fundit të Shkurtit.

Kompani financiare teknologjike në botë, por edhe në Shqipëri, siç është rasti i EasyPay, kanë punuar fort për të ofruar zgjidhje me efektive që i përgjigjen nevojave të konsumatorëve shqiptarë në situata të jashtëzakonshme.

Përfaqësues të skuadrës EasyPay shprehen se është e rëndësishme që në momente të vështira, konsumatorët të kenë mundësi të kryejne pagesat e nevojshme sa më lehtë, për veten dhe të afërmit e tyre – pikërisht ajo çfarë mundësohet me anë të platformës së tyre, aplikacionit EasyPay.

Nga pagesat për shërbimet utilitare si faturat e dritave dhe ujit, rimbushje celular, telefoni fikse, Internet & IPTV apo edhe porosi online për pazarin tuaj të përditshëm, ju keni mundësinë t’i kryeni të gjitha këto pa dalë fare nga shtëpia, duke shmangur gjithashtu kontaktin fizik me kartmonedhat – vetëm nëpërmjet aplikacionit EasyPay!”

 

Këtu gjeni linkun e artikullit nga Balkan Webhttps://www.balkanweb.com/boom-i-madh-ne-pagesat-elektronike-gjate-covid-19-si-ti-kryeni-gjithe-pagesat-nga-shtepia/

6 Prill, 2020
×
sqShqip