Lajmi i shumëpritur erdhi! Këngëtari me famë botërore Maluma do të sjellë me vete “Ditën e Verës” në Tiranë më datë 14 Mars dhe sigurisht EasyPay do të jetë shitës ekskluziv i biletave në koncertin e tij.
Pas dy vitesh anulimi të koncertit të shumëpritur, më në fund po shohim diell në perëndim dhe do të shijojmë muzikën e Maluma live në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë.
EasyPay si për çdo event të rëndësishëm në Shqipëri, ka nisur punën për të krijuar lehtësi në shërbimin e shitjeve të biletave, duke ofruar disa metoda pagesash të shpejta dhe komode.
Biletat për koncertin e Maluma mund të blihen:
- Online në https://ticket.easypay.al/ duke zgjedhur një nga opsionet e vendosur ose nëpërmjet llogarisë EasyPay ose me kartë debiti ose krediti Visa/MasterCard.
- Fizikisht duke u paraqitur në një nga pikat e dedikuara EasyPay, të vendosura në hartën në link-un: https://ticket.easypay.al/map/agents/locations.
Duke klikuar hartën e mësipërme dhe duke pranuar gjurmimin e vendndodhjes, do të shfaqen pikat që ndodhen më afër teje. Më pas mund të paraqitesh në pikën EasyPay që dëshiron dhe të blesh menjëherë biletën tënde për koncertin e Maluma. Për këtë event EasyPay ka dedikuar mbi 180 pika EasyPay në vend për të ofruar shërbimin që çdo qytetar meriton.
Biletat ndahen në dy zona (si në skicën në vijim) dhe çmime përkatëse:
- Zona Cherry që ndodhet më afër dhe në krah të skenës dhe kushton 6,000 lekë dhe
- Zona Mimosa e cila ndodhet pak më larg, përpara skenës dhe kushton 4,500 lekë.
Për më tepër, biletat të cilat janë shitur në vitet e mëparshme janë ende të vlefshme. Sa i përket rregullores për mbarëvajtjen e këtij eventi, nuk do të lejohet hyrja e fëmijëve nën moshën dhjetë (10) vjeç të pashoqëruar nga të rriturit. Për çdo fëmijë nën moshën 10 vjeç i shoqëruar nga të rriturit do të aplikohet çmimi normal i biletës sipas zonave përkatëse. Më shumë informacione rreth kushteve që duhen plotësuar për të marr pjesë gjenden në: https://vivere.al/maluma/kushtet/index.html
Data 14 Mars po vjen shpejt, hyrja për në koncert do të nisë në orën 18.00 pasdite. Deri atëherë mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale Facebook, Instagram, LinkedIn apo Twitter për informacione të detajuara apo të na shkruani për çdo pyetje apo shqetësim që keni.
EasyPay si shitës ekskluziv i biletave të koncertit të Maluma, ju uron të kënaqeni nën tingujt dhe ritmin e muzikës në Ditën e Verës.