Post Event
E diela ishte një ditë fantastike për sportistët e natyrës të cilët u mblodhën në Dajt për të marrë pjesë në Dajti Trail Running, me një audiencë vrapuesish nga e gjithë bota. Të gjithë pjesëmarrësit shijuan një fundjavë ndryshe të mbushur plot emocione, garë, vrapim malor, turizëm dhe muzikë të cilat paten mundësinë t’i shijonin të gjitha sëbashku.
EasyPay pati një tjetër bashkëpunim të suksesshëm ku ofroi për të gjithë qytetarët Shqiptarë dhe jo vetëm por edhe për ata jashtë kufijve me dëshirën për të marrë pjesë, pagesat elektronike të regjistrimit për këtë aktivitet të organizuar nga Trail Running Albania ekskluzivisht në Shqipëri.
Lançimi i bashkëpunimit
Gati për vrapin e radhës? Bëhuni pjesë e eksperiencës më të bukur të garës së vrapit në natyrë. Në 21 Prill, do të keni mundësinë të vraponi në shtigjet e Malit të Dajtit me një grup njerëzish të apasionuar pas sportit dhe natyrës: Trail Running Albania
Dajti Trail Running është projektuar ekskluzivisht për ti ofruar pjesëmarrësve një kombinim të sportit dhe aventurës me jetën e gjallë të qytetit të Tiranës. Gara e vrapit do të ketë 3 kategori: 21 km, 10 Km dhe 5 Km nëpër shtigjet spektakolare të parkut malor të Dajtit në Tiranë.
Për më shumë informacion rreth këtij eventi vizitoni : http://trailrunningalbania.com/dajti-trail/
Biletat mund të rezervohen online në faqen bit.ly/dajtitrail ku gjeni informacionin mbi çmimin e biletave. Ju mund të merrni biletën tuaj të Tirana Trail Running – Dajti Trail Running nëpërmjet këtyre opsioneve:
- Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. bit.ly/dajtitrail
- Të paguani me kartë bankare – Nëse dispononi një kartë Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj në linkun : bit.ly/dajtitrail
- Pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Gjeni pikën tuaj më të afërt këtu: bit.ly/epbileta