Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay hap dyqanin më të ri në Tiranë, në zonën e ish Bllokut

EasyPay sapo hapi dyqanin e tij “flagship” në qendër të Tiranës. Ai ndodhet në zonën e ish Bllokut, dhe ofron hapësirën e duhur për këdo që dëshiron të njihet apo të mësojë më shumë rreth markës së EasyPay.

Funksioni i këtij dyqani në qendër të Tiranës do të jetë i shumëfishtë.

Dyqani EasyPay | Ria Money Transfer do t’i përgjigjet nevojës së konsumatorëve dhe klientëve të EasyPay për kryerje pagesash (për shërbimet utilitare si: faturat e dritave dhe ujit, rimbushje celulari, telefoni fikse, pagesa gjobash, këste të mikrokredisë, Internet & IPTV), edhe në ato orare kur zyrat e tjera apo institucionet bankare kanë rradhë apo janë të mbyllura.

Së dyti, kushdo që dëshiron të krijojë një llogari EasyPay do të ketë mundësi të regjistrohet, mbushë llogarinë dhe të marrë udhëzimet e duhura për kryerjen e pagesave dhe blerjeve online nëpërmjet aplikacionit EasyPay.

Së treti, dyqani do të ofrojë shërbimet e Këmbimit Valutor (Exchange) dhe kryerjen e transfertave të parave nëpërmjet partnerit tonë global, Ria Money Transfer, në të gjithë botën me komisionet më të lira në treg.

Dhe së fundmi, ky do të jetë vendi ku cilido mund të afrohet për të marrë edukimin e duhur financiar, udhëzime për një eksperiencë sa më unike me aplikacionin EasyPay, si edhe shkëmbime eksperiencash e nevojash.

Dyqani “flagship” vjen si rezultat i një pune intensive 10-vjecare të kompanisë në treg, si edhe mbështetet në eksperiencën e ngritjes së një rrjeti të konsoliduar prej më shumë se 450 agjentësh në të gjithë Shqipërinë, të cilët në mënyrë të pandërprerë kanë ofruar zgjidhje në mënyrat e pagesave, asaj pjese të tregut që nuk ka akses ose ka akses të limituar në shërbimet bankare.

 

 

Jemi të lumtur që më në fund njoftojmë hapjen e dyqanit tonë tonë të parë, i cili i bashkohet rrjetit të gjerë të agjentëve EasyPay në të gjithë Shqipërinë”, shprehet themeluesja e kompanisë Znj. Linda Shomo. “Duke patur edhe një prezencë fizike, jo vetëm virtuale, në qendër të Tiranës, shpresojmë të shërbejmë sa më mirë konsumatorët vendasl dhe të mbështesim denjësisht tregun e remitancave në rajonin tonë”, shton më tej znj. Shomo.

 

 

 

 

 

Hapja e dyqanit të parë EasyPay | Ria Money Transfer në zonën e ish Bllokut në Tiranë, është hapi i rradhës strategjik i zgjerimit të kompanisë.

14 Gusht, 2020
×
sqShqip