Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay në #future2tech: Open Banking, e ardhmja e fintech në Shqipëri

Në datat 9 dhe 10 tetor patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në panairin #future2tech për të folur mbi risitë teknologjike që po ndodhin në sektorin financiar.

Open Banking, një teknologji tashmë e njohur në pjesë të tjera të botës ka ardhur edhe në Shqipëri dhe, nxitur edhe nga hyrja në fuqi e ligjit Nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave“, së shpejti do jetë aktive dhe funksionale për bizneset dhe konsumatorët.

ÇFARË ËSHTË OPEN BANKING?

Open Banking është një teknologji që lejon shpërndarjen e të dhënave financiare mes bankave dhe palëve të treta të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme. Siguria është në thelb të Open Banking. Të gjitha transaksionet kryhen përmes API-ve shumë të sigurta dhe ofruesit e palëve të treta duhet të plotësojnë standarde të larta dhe strikte rregullatore. Konsumatorët duhet të japin pëlqimin dhe miratimin e tyre që bankat të ndajnë informacionin e tyre personal bankar me aplikacione të besuara të palëve të treta. Këto shërbime, të tilla si EasyPay, mund të përdorin më pas të dhënat financiare të klientit për të ofruar produkte dhe shërbime financiare të personalizuara, duke përmirësuar vendimmarrjen e tyre financiare.

Për më tepër, Open Banking është në përputhje me rregulloret e rrepta Evropiane, të tilla si PSD2 (Direktiva e Rishikuar e Shërbimeve të Pagesave), duke siguruar mbrojtje të fuqishme të konsumatorëve.

PSE ËSHTË KAQ E RËNDËSISHME?

Shqipëria po mikpret Open Banking si pjesë e përpjekjeve të saj për modernizimin financiar. Institucione si EasyPay po udhëheqin këtë proces, duke u ofruar klientëve një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për të integruar shërbime të ndryshme financiare në një platformë të vetme.

  1. E para është siguria

Open Banking zbatohet nga bankat dhe ofruesit e palëve të treta me masa të forta sigurie për të mbrojtur informacionin personal dhe për të siguruar që shkëmbimi i të dhënave të jetë i sigurt. Si rrjedhojë e këtyre rregulloreve dhe masave sigurie krijohet një kontroll dhe sigurim më i lartë i të dhënave financiare.

  • Cilësi më e mirë shërbimesh

Open Banking lejon konsumatorët të aksesojnë dhe menaxhojnë paratë e tyre në çdo kohë, kudo. Krijon mundësi për planifikim më të mirë financiar, buxhetim më të lehtë dhe kosto më të ulëta. Gjithashtu, kjo teknologji ofron një pamje më të qartë të opsioneve financiare dhe akses në një gamë më të gjerë produktesh, duke përfshirë huatë, transferimin e parave, pagesat e faturave dhe shërbimeve, e-commerce, etj.

  • Më shumë mundësi, më shumë cilësi

Open Banking mundëson një decentralizim të autoritetit financiar. Tradicionalisht bankat kanë qenë të vetmet që mund të kontrollonin përdorimin e të dhënave financiare dhe parasë. Me Open Banking institucionet jo financiare si kompanitë fintech, si p.sh. EasyPay, kanë mundësi të ofrojnë shërbime dhe produkte të parasë  elektronike, gjë që u jep më shumë mundësi veprimi dhe më shumë pavarësi konsumatorëve. Open Banking është i domosdoshëm veçanërisht në vende ku shërbimet bankare janë më të pakta, pasi krijon mundësi për këdo, dhe kudo të përdorë në një portofol elektronik. Rritja e konkurrencës mundëson më shumë inovacion dhe përmirësim shërbimesh dhe sigurie, që i shërben pozitivisht konsumatorëve.

MË MIRË SE NJË KARTË KREDITI

Open Banking ka transformuar metodat e pagesave online, një trend që mori vrull gjatë pandemisë COVID-19 dhe vazhdon të qëndrojë. Tradicionalisht kartat e kreditit dhe të debitit kanë qenë mjetet kryesore për pagesat. Megjithatë, këto karta mbartin rreziqe si gabime ndërlidhjeje, mund të vidhen, të humbasin apo kanë tarifa të larta. Transfertat me Open Banking nga ana tjetër janë të menjëhershme,  kanë tarifa të reduktuara dhe i nënshtrohen standardeve të larta të sigurisë. Më pak vend për shqetësime dhe më shumë siguri për vendndodhjen dhe përdorimin e parave të konsumatorit, Open Banking është e ardhmja e pagesave online.

ROLI I EASYPAY NË OPEN BANKING NË SHQIPËRI

Tregu financiar shqiptar është në prag të një transformimi me Open Banking dhe EasyPay qëndron në ballë të këtij revolucioni. Që nga themelimi i tij 14 vjet më parë, EasyPay ka luajtur një rol jetik në integrimin e Open Banking në Shqipëri, duke ofruar edukim financiar dhe inovacion nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të saj. Për të mundësuar Open Banking në Shqipëri, institucionet financiare duhet të ndërtojnë komunikime të sigurta midis sistemeve të tyre, bazuar në rregulloret teknike të Autoriteteve. EasyPay, momentalisht po mban lidership-in e tetimeve të procesit të Open Banking, me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Në këtë mënyrë, EasyPay po forcon bashkëpunimin e saj me bankat, duke ndjekur kështu trendet globale të marrëdhënieve mes bankave dhe kompanive fintech.

11 Tetor, 2024
×
sqShqip