Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay në “Rrathët dhurues 2023”

#EasyPay ishte edhe një herë pjesë e eventit “Rrathë Dhurues 2023”, i organizuar me aq kujdes dhe dashamirësi nga Partners Albania for Change and Development. Ishte një kënaqësi e veçantë të përjetonim një eksperincë kaq emocionuese që na kujton edhe një herë rëndësinë e solidaritet me kategoritë e njerëzve që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Ashtu si çdo vit, nismat konkuruese sollën kauza dhe mesazhe të forta sensibilizimi, ndaj të cilave askush nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë i heshtur. Sa herë që ka njerëz në nevojë, #EasyPay është aty për t’i dhënë zë problematikës së tyre dhe për të krijuar shpresë për zgjidhje më të mira.

Këtë herë, #EasyPay vendosi të jepte mbështetjen e saj për dy nisma: Global Care Albania dhe CELIM Albania. Në rastin e parë, Global Care Albania fitoi menjëherë zemrat tona, sepse ka ndërmarrë misionin fisnik për të plotësuar nevojat e njëzet e pesë fëmijëve me nevoja të veçanta. Ata do të ofrojnë shërbime terapeutike për t’i dhënë këtyre fëmijëve, zhvillim në aftësitë thelbësore të jetës dhe një mundësi për të qenë të barabartë dhe të integruar më së miri në shoqëri. EasyPay vlerëson këtë nismë me shumë përzemërsi dhe synon të sjellë ndryshim për ata që nuk do të donin të ishin “ndryshe”.

Në anën tjetër, një tjetër nismë e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen tone: bëhet fjalë për CELIM Albania, që ka vendosur se është momenti që parku “Marigo Posio” të marrë një formë dhe pamje të re të përmirësuar, në të gjitha drejtimet. Ata synojnë që ky park të transformohet në një një qendër rekreacioni për moshat e treta, fëmijët, turistët apo cilindo qytetar që jeton në rrugët plot jetë të qytetit të Vlorës. Nëse komuniteti kërkon dhe ka nevojë për lehtësi, #EasyPay do të jetë gjithmonë pranë.

Ndër vite, kemi dhënë më të mirën për të sjellë ndryshim për të gjithë qytetarët. #EasyPay dhe Ria Money Transfer, në mënyrë të vazhdueshme, ndërmarrin teknika të ndryshme që ndikojnë në edukimin financiar dhe gjithëpërfshirjen financiare në vend, me synim rritjen e barazisë mes grupeve të ndryshme të shoqërisë. Vazhdojmë të luftojmë çdo ditë, për arritur më “lehtësisht”, të ardhmen e paqtë që premton begati dhe mikpritje.

15 Qershor, 2023
×
sqShqip