Nëse je në kërkim të një pune që ofron jo vetëm eksperiencë profesionale, por edhe zhvillim personal, EasyPay është vendi i duhur për ty! Si kompania e parë fintech në treg dhe pionierë në industrinë e pagesave dixhitale, EasyPay ka ndërtuar një mjedis dinamik, rinor dhe fleksibël gjatë 15 viteve në tregun shqiptar, duke ofruar mundësi konkurruese me koorporatat dhe kompanitë ndërkombëtare.
Fillim i mbarë, gjysma e punës
Procesi i onboarding në EasyPay është menduar me kujdes për të ndihmuar integrimin dhe përfshirjen sa më të shpejtë të të rinjve në skuadër. Që nga dita e parë, punonjësit e rinj ndihen pjesë e një komuniteti që punon së bashku për të arritur qëllime të mëdha! Mentorimi, trajnimet dhe puna në projekte të reja janë pjesë e përditshme e këtij mjedisi, duke u ofruar të rinjve sfida që i ndihmojnë të zhvillojnë aftësi të reja dhe të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme.
Mësim dhe zhvillim i vazhdueshëm
Në EasyPay besohet në fuqinë e edukimit të vazhdueshëm dhe filozofinë “learning by doing”. Si pionierë të fintech në Shqipëri, kompania ka përballuar sfida të shumta gjatë këtij udhëtimi 15-vjeçar, të cilat e kanë bërë më të fortë dhe më të përgatitur! Pikërisht këto sfida krijojnë një ndjenjë të veçantë arritjeje dhe impakti të prekshëm në punën e përditshme. Kjo është edhe filozofia që ndahet me çdo punonjës të ri në kompani. EasyPay ndihet krenar për rritjen e ekipit dhe ndikimin që kjo filozofi ka pasur te të rinjtë që kanë zgjedhur EasyPay si hapin e tyre të parë drejt një karriere të suksesshme.
Një vend për marrëdhënie dhe impakt
EasyPay është shumë më tepër se një vend pune! Është një komunitet ku krijohen lidhje të forta dhe ku çdo përvojë ndikon në zhvillimin profesional dhe personal të gjithkujt. Puna e përditshme nuk është thjesht për të përmbushur objektiva, por për të bërë një ndikim të matshëm dhe të rëndësishëm në jetën e klientëve fundor. Bashkëpunimi, mbështetja dhe vlerësimi janë shtyllat kryesore të kompanisë, duke krijuar një mjedis që frymëzon dhe mbështet të gjithë.
Na tregoni për rrugëtimin tuaj në EasyPay
Albioni | Departamenti i Shitjeve
“Para se të bashkohesha me EasyPay, kisha disa vite përvojë në sektorin e shitjeve. Kur kërkoja hapin tim të radhës, doja një mundësi ku puna ime të kishte ndikim të dukshëm dhe njëkohësisht të vazhdoja të punoja në një fushë që më pëlqen. EasyPay ishte vendi ideal për këtë – një vend ku puna ime ndihmon drejtpërdrejt bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Fillimi ishte sfidues, por shpejt kuptova se kultura e hapur dhe mundësitë e shumta të EasyPay ishin pikërisht ajo që më duhej.”
Çfarë këshille do t’i jepnit një të riu që po mendon të bashkohet me EasyPay?
Sara | Sektori i Klientit Online
“Nëse kërkon një vend ku inovacioni inkurajohet, ku kultura mbështet zhvillimin individual dhe ku puna jote ka ndikim të prekshëm në jetën e njerëzve, atëherë EasyPay është zgjedhja ideale. Ky mjedis jo vetëm që më ka sfiduar dhe vazhdon të më sfidojë, por njëkohësisht më ofron hapësirën për të ndarë idetë e mia dhe për t’u rritur profesionalisht. Kam pasur fatin të punoj gjatë pesë viteve të fundit në sektorin më dinamik të kompanisë, atë të aplikacionit EasyPay.”
Si do ta përshkruanit kulturën në EasyPay?
Jorgo | Sektori i Menaxhimit të Projekteve
“Kultura në EasyPay është e bazuar në bashkëpunim dhe komunikim të hapur. Këndvështrimet e ndryshme të anëtarëve të skuadrës vlerësohen dhe janë pikërisht ato që ndikojnë në suksesin e ekipit. Ky ekuilibër krijon një mjedis ku mund të japësh maksimumin, duke ditur që je gjithmonë i mbështetur nga kolegët.”
Nëse edhe ti kërkon të jesh pjesë e një kompanie që vlerëson talentin dhe ofron mundësi për rritje profesionale dhe personale, apliko tani dhe bashkohu me skuadrën e EasyPay!