Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay – NOA, partneriteti për gjithëpërfshirje

Rritja e përfshirjes së individëve në sektorin financiar në një ekonomi, nuk kërkon vetëm produkte dhe lokacione të reja. Ajo kërkon kreativitet, i cili arrihet lehtësisht kur midis kompanive ka sinergji dhe bashkëpunim, për të identifikuar mënyra të reja të dërgimit të vlerave tek klientët e tyre.

Muajt e fundit kanë qenë mjaft intensivë për EasyPay dhe institucionin financiar NOA, të cilët, në këtë periudhë të vështirë ekonomike për vendin tonë, kanë identifikuar dritare mundësish për të sjellë më të mirën pranë klientëve respektive.

Përgjatë rrugëtimit 12 vjeçar në tregun shqiptar, EasyPay ka mbështetur moton: “nëse do të ecësh shpejt, vijo vetë. Nëse do të shkosh larg, bashkëpuno!”. Aktualisht Easypay bashkëpunon me më shumë se +50 biznese dhe është pikërisht kjo eksperiencë që i ka treguar kompanisë se rritja nuk vjen vetëm falë teknologjisë dhe plotësimit të nevojave të konsumatorëve, por edhe nëpërmjet bashkëpunimeve.

Në vijim të bashkëpunimit që EasyPay ka me NOA, sot vijmë me më shumë shërbime në më shumë pika dhe jo vetëm aq.

Në pika të përzgjedhura NOA, tani të gjithë klientët mund të paguajnë fatura për utilitetet, kopshtet dhe çerdhet, gjobat e makinave, taksat e bashkisë Tiranë, internetin dhe telefoninë të mundësuara nga EasyPay.

Agjentët EasyPay ju vijnë në ndihmë tashmë jo vetëm klientëve EasyPay por edhe atyre të NOA. Me një shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, EasyPay në bashkëpunim me institucionin financiar NOA, rrisin mundësinë dhe krijojnë edhe më shumë lehtësi për qytetarët, duke ofruar më shumë vendndodhje për pagesat e shërbimeve bazë.

Duke mos u ndalur me kaq, klientët e NOA veç pagesës së kësteve, tashmë mund të aplikojnë edhe për kredi nga NOA.

Kjo mund të realizohet nëpërmjet pikave EasyPay të përzgjedhura dhe mbi 20 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Aplikim për kredi në vetëm 15 minuta, disbursim kredie por edhe pagesë për këstet e kredisë tani gjenden edhe në pikat EasyPay.

Në mënyrë që veprimtaria e një kompanie të përmirësohet në treg, nevojitet patjetër një bashkëveprim me botën e jashtme dhe zhvillimi i shërbimeve dhe produkteve në këndvështrimin e tyre, me synim rritjen e të mirës për të gjitha palët. Gjetja e partnerëve të duhur për të arritur përmirësimin e këtij procesi, është thelbësore.

NOA, me më shumë se 23 vite në treg dhe me shtrirje gjeografike në të gjithë qytetet kryesore të vendit, ofron:

  • Aplikim për kredi me 1-3 milion leke;
  • Shuma deri në  10.000.00, pa bashkë kredi-marrës për bizneset, aprovimi i të cilit bëhet për 15 minuta (fale autentifikimit në terren direkt nga biznesi);
  • Pagesa kësti kredie.

EasyPay më një shtrirje gjeografike në mbi 500 vendndodhje në të gjithë vendin, çdo ditë ofrojnë maksimumin e tyre për ti ardhur në ndihmë kujtdo që dëshiron të kryeje pagesa për mbi 45 shërbime të ofruara në pikat EasyPay. Shpejt dhe lehtë, pa radhë dhe pa vonesa ju mund të kryeni detyrimet tuaja nga kudo ndodheni.

Pikat NOA të cilat do të ofrojnë shërbimet e EasyPay janë plot 14 në qytetet kryesore të vendit duke përmendur këtu:  Korçën, Elbasanin, Tiranën, Kamzën, Beratin, Durrësin, Fierin, Lushnjen, Shkodrën, si dhe Vlorën. Nëse shihni logon e EasyPay në një pikë NOA në këto qytete, atëherë aty do të gjeni edhe shërbimet e mundësuara nga EasyPay.

Puna jonë nuk ndalet me kaq. Jemi çdo ditë në kërkim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve si në pikat fizike por edhe nëpërmjet aplikacionit EasyPay.

Pagesat e faturave dhe transferta e parave kombëtare dhe ndërkombëtare kryhen fare lehte dhe me tarifat më të ulëta në treg. Konkurrojnë çdo ditë me çmime dhe lehtësi për të gjithë klientët tanë, si ata besnikë, të rinj, si dhe ata që do t’i bashkohen familjes së madhe të EasyPay.  

17 Qershor, 2022
×
sqShqip