Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay si nje institucion financiar per pagesat dhe transfertat ne diten e MSME

Sot në 27 Qershor 2017, mbarë botën festohet për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe te Mesme. Në shumë vende në zhvillim, këto ndërmarrje janë shtylla e ekonomise lokale, duke mundësuar pagesat e miliona punonjësish.

Sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar për Bizneset e Vogla (ICSB), ndërmarrjet formale dhe informale, mikro, të vogla dhe te mesme (MSME) përbëjne më shumë se 90% të të gjitha bizneseve, mbulojnë mesatarisht 60-70% të punësimit total dhe 50% të GDP-së në të gjithë botën.[1]

Ne në EasyPay, sot festojmë kontributin tonë në shoqëri dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Duke qenë se jemi ndër të parët që kemi futur pagesat online në Shqipëri, fokusi ynë është të arrijmë zonat rurale, duke luajtur një rol kyç në përfshirjen financiare të vendit tonë, ku 58% e popullsisë nuk ka akses në shërbimet konvencionale bankare.

EasyPay dallohet për inkurajimin dhe mbështetjen e të rinjve sipërmarrës, duke qenë gjithmonë prezentë në skenën e sipërmarrjeve të reja në Shqipëri dhe duke ndare mësime të vlefshme nga eksperiencat e suksesshme dhe jo vetëm.

Diversiteti njerëzor dhe barazia gjinore tashmë janë bërë pjesë e pandashme e kulturës së kompanisë. Më shumë se 50% e skuadrës së EasyPay janë gra dhe vajza dhe mosha e mesatare e stafit nuk i kalon të tridhjetat. Jashtë zyrave, kemi arritur një numër prej më shumë se 90 agjentesh gra EasyPay mbarë Shqiperinë, të cilat menaxhojnë bizneset e tyre personale të vogla dhe të mesme.

Falë politikave dhe kulturës së institucionit, EasyPay dallon në rajon si një ndërmarrje financiare per pagesat dhe transfertat jo vetëm inovatore, por edhe sociale, duke përmbushur kështu disa nga objektivat më të rëndësishme të zhvillimit të mijëvjeçarit.

 

[1] http://www.un.org/en/events/smallbusinessday/

 

27 Qershor, 2017
×
sqShqip