Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay – shitës ekskluziv në Shqipëri për biletat e “SUNNY HILL Festival” nga Dua Lipa!

Post Event

Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës që u mbajt në Prishtinë më 10, 11 dhe 12 Gusht 2018, pati një interes të jashtëzakonshëm nga një audiencë prej shtatë kontinenteve të botës.

Interesim të jashtëzakonshëm për pjesëmarrje në këtë festival nuk kishte  vetëm nga fansat e muzikës së Dua Lipës, Action Bronson, Gashit apo Martin Garrix, por sipas përfaqësuesve të Sunny Hill Festival, kjo ka nxitur shumë artistë të huaj që nisur nga suksesi i Sunny Hill Festival 2018, kanë kërkuar që edhe atyre t’i bëhet vend për të performuar vitin tjetër në festivalin e madh të muzikës që ndodh në Prishtinë.

EasyPay pati një tjetër bashkëpunim përtej kufijve ku ofroi për të gjithë qytetarët Shqiptarë me dëshirën për të marrë pjesë në këtë festival madhështor, blerjen e biletës online dhe pranë çdo pike EasyPay me një mbulim prej mbi 350 agjentë në të gjithë Shqipërinë.

Biletat u shitën nga EasyPay ekskluzivisht online dhe pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë.Me anë të EasyPay, klientëve iu ofruan metodat më të lehta gjithëpërfshirëse për pagesën e biletës së tyre.

Blerja mund të kryhej direkt nga celulari me aplikacionin EasyPay ose online kudo që klintët do të ndodheshin.Mundësitë e pagesave nuk ishin vëtëm të lartpërmendurat ne kemi menduar dhe për këdo që nuk ndihet komodë me pajisjet elektronike, të cilët mund të vizitonin një nga pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

EasyPay nuk mund të mungonte në festival për të treguar mbështetjen e iniciativave të tilla shqiptare në rajon.

 

 

Lançimi i bashkëpunimit

Sunny Hill Festival zhvillohet në Parkun Kombëtar të Gërmisë në Prishtinë,  Kosovë, gjatë datave 10-11-12 Gusht 2018. Pritet që Sunny Hill Festival të jetë Festivali më I madh I organizuar ndonjëherë në Kosovë, por edhe në rajon.

Sunny Hill Festival do të jetë një vazhdim i dy koncerteve shumë të suksesshme të organizuara nga fituesja e dy çmimeve Brits Awards, DUA LIPA. Pjesë e line-upit të koncertit do të jenë të ftuar dhe artistë të tjerë të njohur si:

DUA LIPA • ACTION BRONSON • MARTIN GARRIX

STANAJ • COL3TRANE • GRACE CARTER • SG LEWIS • BONDAX
LEDRI VULA • MC KRESHA & LYRICAL SON • DAFINA ZEQIRI

GJIKO • BUTA • ODA • JERICHO • GAMBLEMANIA • LUMI B
ASGJE SIKUR DIELLI • GENC SALIHU • SHPAT DEDA • DREN ABAZI & ZIG ZAG ORCHESTRA
GON & SONIK • KIDDA • RRRRON • YLLI MEGI

MORE TBA!

EasyPay mundëson ekskluzivisht në Shqipëri për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave për koncertin e kengëtares së mirënjohur Dua Lipa. EasyPay si pjesë e bashkëpunimit me Rave Travel dhe Sunny Hill Festival, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave fizike për koncertin e shumëpritur në gjithë pikat EasyPay kudo në Shqipëri.

Informacion mbi çmimin e biletave mund të gjendet në faqen zyrtare te eventit https://sunnyhillfestival.com/.  Për të blerë biletat tuaja në Shqipëri, vizitoni pikën tuaj më të afërt EasyPay duke kërkuar në bit.ly/agjenteasypay

 

14 Korrik, 2018
×
sqShqip