Zyrat Qendrore
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay sjell transfertat në Europë me vetëm 2 euro

Nga Shqipëria drejt Europës dhe nga Europa drejt Shqipërisë, transfertat në euro tashmë mund të kryhen direkt përmes EasyPay, me një komision prej 2 eurosh për transfertë. Në kuadër të zgjerimit të platformës së saj dixhitale, EasyPay po sjell mundësi të reja për individët dhe bizneset që kanë nevojë të dërgojnë, marrin dhe menaxhojnë para përtej kufijve. Përmes aplikacionit, përdoruesit mund të dërgojnë euro drejt më shumë se 40 vendeve të zonës SEPA, ndërsa fondet e marra nga Europa mund të kreditohen në llogarinë EUR të EasyPay dhe të përdoren për pagesa, transferta apo tërheqje në rrjetin fizik të EasyPay në Shqipëri.

Shërbimi vjen në një kohë kur lëvizja e parave mes Shqipërisë dhe Europës është pjesë e përditshmërisë së mijëra familjeve dhe bizneseve shqiptare. Integrimi në SEPA, Zonën Unike të Pagesave në Euro, krijon mundësi për transferta më të drejtpërdrejta në euro, ndërsa EasyPay është institucioni i parë financiar jobankar në Shqipëri dhe në Ballkan i pranuar si pjesëmarrës në skemën SEPA Credit Transfer (SCT) të European Payments Council. Për përdoruesit, kjo do të thotë një mundësi të re për të menaxhuar transfertat ndërkufitare përmes një platforme të vetme, si në mënyrë dixhitale, ashtu edhe përmes rrjetit të pikave EasyPay.

Transfertat në Europë janë pjesë e transformimit që EasyPay po vijon në vitin kur kompania shënon 16 vite në treg. Nga një platformë e fokusuar te pagesat e përditshme, aplikacioni po zgjerohet me disa llogari në EUR dhe disa shërbime transfertash kombëtare dhe ndërkombëtare. Qasja është ajo e një “Super App-i financiar”, ku përdoruesi mund të zgjedhë të menaxhojë financat nga telefoni ose përmes rrjetit fizik të EasyPay, sipas nevojës.

Për një treg si Shqipëria, ku lidhjet familjare, profesionale dhe ekonomike me Europën janë të përditshme, mundësia për të lëvizur para në të dyja drejtimet bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Me transfertat në euro, EasyPay synon të krijojë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes Shqipërisë dhe Europës, duke bashkuar teknologjinë me aksesin fizik dhe duke zgjeruar hap pas hapi mënyrën se si individët dhe bizneset menaxhojnë paratë brenda dhe jashtë vendit.

2 Tetor, 2026
×
sqShqip