Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Festivali i Inovacionit për herë të parë në Tiranë, zhvilluar më 18-20 Shtator, 2018

Festivali i Inovacionit në Tiranë (Innovation Festival in Tirana), ishte i pari i këtij lloji në rajonin tonë, i cili përkoi me Festivalin e Samitit Botëror të Torontos, Kanada, i projektuar si “Festivali i Botës së Ardhshme” organizuar nga Trend Hunter.

Ky event zgjati 3 ditë, ku morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës nga i gjithë rajoni, të cilët u bashkuan për të promovuar dhe prezantuar praktikat më të mira, idetë dhe projektet e reja në Tiranë.

Kategoritë e bizneseve pjesëmarrëse ishin:

  1. Startup
  2. Turizëm
  3. Energji
  4. Telekomunikacion
  5. Teknologji
  6. Institucionet Financiare / Bankat

Pra grupet e synuara që sjellin ndryshime teknologjike dhe inovative.

EasyPay, gjithashtu nuk mund të mungonte ne këtë event të rëndësishëm. EasyPay u përfaqësua nga CEO, Znj. Linda Shomo dhe Drejtoresha e Marketingut Jona Doda, e cila tregoi për suksesin që kompania ka arritur që prej krijimit të saj, rolin e saj në sektorin financiar dhe sfidat që e shoqërojnë cdo ditë në ecurinë e saj lidhur me pagesat elektronike të cilat I ofrojnë lehtë e sigurt. Gjithashtu EasyPay mori pjesë në prezantimet e formatit Pitch, ditën e tretë të eventit në kategorinë e institucioneve finaciare ku u diskutua: Vizioni, Risitë, Avantazhet ndaj konkurrentëve dhe Oportunitetet e bashkëpunimit me EasyPay.

Pse ky format?

Globalizimi stimulon rritjen e konkurrencës. Në tregun global po dalin konkurrentë të rinj, por gjithashtu mundësi të mëdha për të hyrë në tregjet globale, duke stimuluar zhvillimin e njohurive të nevojshme, për të krijuar avantazhe konkurruese të qëndrueshme dhe kjo është e mundur përmes inovacionitit të vazhdueshëm.

Për çdo biznes që operon në treg ka një sfidë të përhershme për të ruajtur dhe mbrojtur një pozicion të caktuar në treg, është edhe më e madhe sfida për të eksportuar dhe eksploruar tregje të reja.

 

                

Nga Megi Milo

22 Shtator, 2018
×
sqShqip