Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

FinTech x Telco: A është e ardhmja e pagesave elektronike në Shqipëri?

Java e tretë e marsit shënon Javën Globale të Parasë, një mundësi ideale për të vënë në qendër të vëmendjes transformimin e mënyrave të pagesave dhe rëndësinë e inovacionit financiar! Teknologjia po revolucionon financat, dhe me Bankingun e Hapur, pagesat elektronike po bëhen më të shpejta, më të sigurta dhe më të thjeshta se kurrë.

Në një realitet ku shërbimet e telefonisë dhe internetit janë po aq të domosdoshme sa uji dhe energjia elektrike, rritja e vazhdueshme e kostove i detyron konsumatorët dhe bizneset të kërkojnë mënyra më efikase për të menaxhuar financat e tyre. Bankingu i Hapur (Open Banking) po sjell një revolucion financiar, duke mundësuar transparencë dhe automatizim në pagesa, duke e bërë menaxhimin e shpenzimeve më të lehtë dhe më të zgjuar.

Si do të ndikojnë këto zhvillime tek ty? Si mund të përfitosh nga këto ndryshime? Bashkohu me ne më 21 mars 2025, ora 12:00, në One Connect Hub, tek Piramida, për një Fireside Chat me temë “FinTech x Telco – E Ardhmja është Paraja Elektronike”. Jonida Këllezi (Drejtore e Marketingut, EasyPay) dhe Eralda Qereshniku (IoT & Partnering Team Leader, One Albania) do të ndajnë njohuritë dhe vizionin e kompanive respektive mbi të ardhmen e pagesave elektronike dhe fuqinë e Open Banking.

Bankingu i Hapur: Modeli i ri që po transformon tregun financiar shqiptar

Bankingu i hapur është një system i ri në sektorin financiar që lejon ndarjen e sigurt të të dhënave bankare midis institucioneve financiare dhe bizneseve përmes API-ve të hapura. Ky model rrit transparencën dhe automatizon proceset e pagesave, duke sjellë një ekosistem më të hapur dhe më efikas.

Në kontekstin shqiptar, ku tregu financiar ende përballet me sfida si informaliteti dhe kostot e larta të shërbimeve bankare, Bankingu I hapur ofron një zgjidhje për të përmirësuar aksesin në financa dhe për të rritur konkurrencën mes institucioneve. Integrimi i këtij modeli mund të ndihmojë në dixhitalizimin e mëtejshëm të pagesave dhe në uljen e varësisë nga paratë cash, një faktor kyç për zhvillimin ekonomik.

Përfitimet nuk kufizohen vetëm te klientët fundorë. Në një të ardhme të afërt, edhe bizneset mund të optimizojnë operacionet e tyre financiare duke automatizuar pagesat dhe faturimet, duke ofruar opsione të reja të financimit për klientët dhe duke personalizuar shërbimet në bazë të analizës së të dhënave.

Përfitimet kryesore të integrimit FinTech & Telco

Bashkëpunimi mes EasyPay dhe ONE Albania është i hershëm dhe ka nisur në tregun shqiptar me ofrimin e shërbimeve të kryerjes së rimbushjeve elektronike për klientët me parapagesë në të gjitha pikat EasyPay në gjithë Shqipërinë. Ky bashkëpunim u zhvillua dhe përfshiu edhe pagesat e faturave për klientët me kontratë, duke i ofruar atyre mundësi të thjeshta dhe efikase për të realizuar transaksionet e tyre. Në muajt që pasuan, shërbimet e pagesave u zgjeruan në kanalin digjital të EasyPay, duke mundësuar që klientët të paguajnë faturat e tyre direkt nga celulari, në çdo kohë të ditës dhe natës. Ky hap përmirësoi ndjeshëm eksperiencën e përdoruesve, duke eliminuar mundësinë e ndërprerjes së shërbimeve dhe duke ofruar një mundësi të re për të menaxhuar pagesat në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Me zhvillimin e Bankingut të Hapur në Shqipëri do të ketë edhe më shumë përfitime për të dy aktorët, duke filluar nga pagesat më të shpejta dhe më të sigurta, eliminimin e vonesave në përpunimin e pagesave dhe reduktimin e kostove për konsumatorët dhe bizneset.

Më tej akoma, bizneset do të kenë mundësi të gjenerojnë analiza financiare dhe të zhvillojnë shërbime të personalizuara edhe më të avancuara. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përdorimi i teknologjisë IoT dhe automatizimit në financa, duke ndihmuar në menaxhimin më të mirë të faturave dhe sigurinë e transaksioneve.

Pse duhet të merrni pjesë në event?

Ky event është një mundësi për rininë, sipërmarrësit e rinj dhe të gjithë të interesuarit për të kuptuar transformimin dixhital të pagesave dhe ndikimin e Bankingut të Hapur në ekonominë shqiptare. Diskutimi do të fokusohet në inovacionet teknologjike, sfidat dhe mundësitë për të krijuar një ekosistem më efikas të pagesave dixhitale në Shqipëri.

Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e një diskutimi që do të ndikojë në të ardhmen e pagesave elektronike në vend!

13 Mars, 2025
×
sqShqip