Nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Food Bank Albania, tashmë për herë të parë mund të dhuroni online në bit.ly/foodbankEP, për të luftuar varfërinë ushqimore në Shqipëri.
Ju mund të jepni kontributin tuaj në shoqëri, për të bërë shumë familje në nevojë sado pak të lumtura. Në Food Bank Albania nën seksionin Kontributi im Financiar, EasyPay mundëson formën e donacionit online nëpërmjet butonit EasyPay për të gjithë klientët e saj.
Çfarë është Food Bank Albania?
Banka e ushqimit është një organizatë jo fitimprurëse e përkushtuar në luftën kundër humbjes së ushqimit në Shqipëri. Ata besojnë se qëllimet e tyre mund të arrihen përmes solidaritetit dhe duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare në lidhje me varfërinë dhe mbetjet ushqimore.
Reduktimi i varfërisë dhe eliminimi i tepricave ushqimore janë dy qëllimet kryesore të organizatës. Shpresojnë se duke i ridrejtuar tepricat e ushqimit tek anëtarët më nevojtarë të shoqërisë, mund t’i trajtojnë të dyja sfidat njëkohësisht. Duke i dhënë tepricat ushqimore për familjet në nevojë, mund të zvogëlojmë kostot mjedisore të mbetjeve të ushqimit dhe të ndihmojmë familjet në vështirësi.