Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Fustanella Festival II edition- EasyPay sërish prezente me ofrimin e biletave online

Këtë vit në bashkëpunim Fustanella Festival II edition, EasyPay mundëson si formë pagese lokale biletat online në platformën http://bit.ly/epfustanella, për Fustanella Festival II edition nga datat 19-21 Tetor në Tiranë.

Cfarë është Fustanella Festival?

Një nga elementet më të bukura që estetika e lartë e popullit shqiptar në të kaluarën ka imponuar jo vetëm në viset shqiptare por edhe te fqinjet jugore dhe në të gjithë rajonin ballkanik e deri në oborret mbreterore të lindjes së mesme. Një kostum që mahniti jo pak të huaj që do të perdoret si flamur për atë ç’ka na bashkon dhe jo ç’na ndan me fqinjët. Një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet por e jetuar në modernitetin e një bote globale. Vishe dhe ti!

Biletat mund të rezervohen online në faqen http://bit.ly/epfustanella ku ndodhet dhe informacioni mbi çmimin e biletave.

Format e pagesës që EasyPay mundëson janë:

–  Pagesa me Visa apo MasterCard.

–  Pagesa direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.

  • Nëse nuk jeni të regjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android, IOS, Windows) ose duke aksesuar website-in e tonë.
  • Keni krijuar kështu një portofol tuajin elektronik të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay). Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj tek http://bit.ly/epfustanella. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

 

15 Tetor, 2018
×
sqShqip