Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Gratë Sipërmarrëse: Kapërcimi i barrierave të pabarazisë gjinore dhe përfshirjes financiare.

Mbremja e së premtes, mundësuar nga EasyPay në bashkëpunim me SwissContact SECO EP, me të ftuara Linda Shomo – CEO e EasyPay dhe Madi Sharma – themeluese e MADI International Group mblodhi nje numer të konsiderueshëm grash dhe vajzash sipërmarrëse dhe të tjera aspiruese në këtë fushë. Linda dhe Madi ndanë bashkë me audiencën historitë e tyre të suksesit, se si kane arritur të kapërcejnë të gjitha sfidat si gra në biznes. Pavaresisht se sa të veshtira kanë qënë fillimet, sa dështime iu është  dashur të kalojnë, dhe sa të papritura mund t’ju kenë dalë gjatë krijimit të bizneseve të tyre, ato treguan se si duke besuar në vetvete dhe me këmbëngulje arritën aty ku janë.

Fjalime frymëzuese ishin jo vetëm historitë e dy folëseve, por edhe eksperiencat e treguara nga pjesëmarrëset në audience, të cilat ndanë në mënyrë të sinqertë rrugëtimet e tyre personalë në  biznes.

I gjithë eventi, ishte një panoramë e qartë se cfarë do të thotë për një femër e cila  përtej gjithë angazhimeve  të tjera në jetë, të ndermarrë një nismë të guximshme biznesi dhe t’ja dalë mbanë.

e1

 

e11

21 Nëntor, 2016
×
sqShqip