Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

IMTC EMEA 2018 – Konferenca Ndërkombëtare për transfertat e parave

Më 16 -18 maj 2018, në Bruksel u organizua Konferenca Ndërkombëtare për Transferimin e Parave dhe Pagesave (IMTC EMEA 2018).

Pjesë interesante e konferencës ishte edhe sesioni i paneleve të diskutimit që mblodhi folës me përfaqësues të ndryshëm nga vende të ndryshme të cilët u munduan t’i jepnin përgjigje diskutimeve më në zë të momentit. Linda Shomo (themeluese dhe CEO e EasyPay) ishte përfaqësuesja e vetme e një kompanie shqiptare gjatë këtij sesioni dhe pati një rol të rëndësishëm në diskutimet për Digjitalizimin e Industrisë Financiare dhe Remitancat.

Znj. Linda Shomo ishte pjesë e këtyre dy paneleve, ku u trajtuan temat e mëposhtëme:

  1. Revolucioni Fintech : Panelistët e ftuar ndanë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimin e teknologjisë në Evropë, të ardhmen e Cryptocurrencies, Teknologjitë e Shpërndara Ledger & ICOs dhe Fintech në korridoret e varur nga Evropa.
  2. Remitancat digjitale: A do të rriten transferimet digjitale të parave dhe pagesat nga & në Evropë?

Pagesat në Evropë padyshim janë ndikuar nga rregullorët dhe mundësitë e reja. A do të nxisin transferimin e parave në & nga Evropa?

IMTC është në thelb një forum për transferimin e parave, remitancave dhe industrisë së pagesave ndërkufitare, një forum për personat e përfshirë në ofrimin e shërbimeve financiare të kufirit si Operatorët e Transferimit të Parave (MTO), Kompanitë e Këmbimeve të Huaja, Bankat, Përpunuesit e Pagesave dhe Operatorët Mobilë të përfshira në shërbime financiare (MMO), si dhe një grup të madh institucionesh, fitimprurëse dhe jofitimprurëse, që ofrojnë shërbime përgjatë korridoreve të migrimit, njerëzve ose kompanive, personale ose tregtare, formale apo joformale.

IMTC solli studiuesit, konsulentët, politikanët, rregullatorët, aktivistët, por edhe ofruesit e shërbimeve apo produkteve që ndërthuren me shërbimet bazë të industrisë.

*Nga Megi Milo

4 Qershor, 2018
×
sqShqip