Çfarë është eSIM dhe pse ju duhet?
Në një botë gjithnjë e më të lidhur, të qenit online gjatë udhëtimeve nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Nga navigimi në harta tek rezervimi i shërbimeve, nga mbajtja e kontaktit me familjen deri tek ndjekja e punës në distancë, interneti është një pjesë thelbësore e çdo udhëtimi!
Me kartën elektronike të internetit (eSIM), tani mund të harroni kartat SIM fizike dhe të shijoni një lidhje të shpejtë dhe të sigurt kudo në botë.
eSIM është një kartë elektronike e integruar drejtpërdrejt në pajisjen tuaj, e cila ju lejon të aktivizoni një plan të ri interneti pa pasur nevojë të ndryshoni kartën SIM fizike. Përfitimet janë të shumta: lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme, kursim kostosh dhe mundësia për të përdorur më shumë se një numër në të njëjtën pajisje. Megjithatë, ka edhe disa aspekte që duhet të merrni parasysh, përpara se të aktivizoni kartën, sigurohuni që shërbimi ofrohet në zonën ku ju do të udhëtoni.
99eSIM në Shqipëri, falë EasyPay
eSIM shërbimi më i ri në tregun shqiptar, mundësohet falë bashkëpunimit ekskluziv mes EasyPay dhe 99eSIM, dhe është tashmë i disponueshëm për të gjithë! Aktivizimi i eSIM-in kryhet lehtësisht dhe mund të rimbushet sa herë të jetë e nevojshme.Kjo teknologji sjell përfitime të shumta për ata që udhëtojnë si për turizëm ashtu edhe për punë, ndër të cilat mund të vecojmë:
✔ Internet kudo në botë pa kufizime –pa pasur nevojë të aktivizoni shërbimin roaming nga kompania juaj e shërbimit cellular dhe pa pasur nevojë të blini karta lokale
✔ Tarifa të përballueshme – Çmimet fillojnë nga 2.5 euro
✔ Pa tarifa roaming – Kurseni para duke shmangur tarifat e larta ndërkombëtare
✔ Aktivizim i shpejtë dhe i lehtë – Nuk ka më nevojë për ndërrim fizik të kartës, gjithçka bëhet në pikat EasyPay ose nga aplikacioni EasyPay
✔ Nuk ka mundësi të dëmtimit apo humbjes së kartës – karta ju vjen në e-mailin tuaj
Si mund ta aktivizoni?
Për të aktivizuar një eSIM në pajisjen tuaj (Android apo IOS), së pari duhet të siguroheni që pajisja juaj mbështet teknologjinë eSIM dhe është e lidhur me një rrjet internet ose Wi-Fi. Më pas, nëse shërbimin e kryeni tek agjenti EasyPay, ai do t’ju nisi në e-mail detajet e aktivizimit të eSIM. Dhe, nëse dëshironi ta kryeni vetë aktivizimin, atëherë kryeni direkt nga aplikacioni EasyPay
Karta elektronike e internetit është e disponueshme:
Në +550 pika EasyPay kudo në Shqipëri
Në aplikacionin EasyPay
Mos u shqetësoni më për internetin gjatë udhëtimeve tuaja! Pyesni një agjent EasyPay, shkarkoni aplikacionin ose kontaktoni shërbimin e klientit për më shumë informacion.