Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Lenny Kravitz, Sting dhe Eros Ramazzotti performojnë live në Shkup

Tre ikonat e muzikës botërore (Lenny Kravitz, Sting dhe Eros Ramazzotti) më 2019 performojnë në Shkup!

 

Lenny Kravitz vjen në Shkup më 3 Maj 2019, këtë herë me një shfaqje magjike në arenën “Boris Trajkovski”.

Njohur për përzierjen e tij unike të të gjitha zhanreve muzikore, duke përfshirë rock, soul, reggae, rock psychedelic, R’n’B dhe baladat, Lenny Kravitz është një artist shumë i talentuar, zanati i të cilit është përsosur që nga viti 1978 (kur ishte vetëm 14 vjeç). Ai fitoi çmimin Grammy për performancën më të mirë muzikore të meshkujve për katër vite me radhë (1998-2002), i cili thyen rekordin për totalin e fitimeve në atë kategori.

Për një ekperiencë unike, bli biletën tënde online direkt në: https://ticket.easypay.al/concerts/lenny/tickets

 

 

Gordon Metthew Thomas Sumner CBE, i njohur si Sting, do të mbajë koncert në Shkup më 2 Qershor 2019, këtë herë me një shfaqje historike në arenën “Boris Trajkovski”.

Në kuadër të turneut “My Songs”, Sting do të ofrojë një shfaqje të pazakontë dhe dinamike, duke u fokusuar në këngët e tij më të mira nga “The Police” dhe karriera solo.

“Englishman in New York “, “Fields of gold”, ” Shape of my heart “, ” Every breath you take “, ” Roxanne“, ” Message in a bottle ” janë vetëm disa prej këngëve legjendare që do të keni mundësi t’i shijoni në mbrëmjen e 2 Qershorit, performuar live nga një prej yjeve më të mëdhenjë të rockut botëror.

Për një ekperiencë unike, bli biletën tënde online direkt në: https://ticket.easypay.al/concerts/sting/tickets

 

 

Në kuadër të turneut të tij botëror “Vita ce n’e” që do të përfshijë të gjitha kontinentet, Eros Ramazzotti më 30 Shtator 2019 do të zhvillojë një koncert në qytetin e Shkupit.

Eros Ramazzotti, muzikanti, këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur italian është shumë i njohur jo vetëm në Itali por në të gjithë botën. Shumica e albumeve të tij është e publikuar në gjuhën italiane dhe në atë spanjolle.

Repertori i tij përfshin duete me këngëtarë, si: Cher, Tina Turner, Andrea Bocelli, Anastasia, Julio Iglesias, Luciano Pavaroti, Laura Pausini e Ricky Martin.

Për një ekperiencë unike, bli biletën tënde online direkt në: https://ticket.easypay.al/concerts/ramazzotti/tickets

Ndonëse kjo tingëllon e pabesueshme, është e vërtetë, brenda këtij viti- Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të mund të shohin tri koncerte të artistëve më të famshëm botëror, si: Sting, Lenny Kravitz dhe Eros Ramazzotti!

Biletat në Shqipëri i gjeni ekskluzivisht online me EasyPay ose në të gjitha pikat tona në Shqipëri: bit.ly/epbileta

EasyPay mundëson ekskluzivisht në Shqipëri shitjen e biletave për të këto evente unike.

Ju mund të merrni biletën tuaj nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në https://ticket.easypay.al/map/agents/locations

 

Për më shumë: https://ticket.easypay.al/

17 Prill, 2019
×
sqShqip