Linda Shomo, CEO & Themeluese e EasyPay është anëtarja më e re e bordit të Innovation Nest, rrjetit të parë në Shqipëri me Business Angels nga i gjithë Ballkani që ka për synim mbështetjen e ideve të reja teknologjike në rajon.
Më shumë rreth Innovation Nest:
Innovation Nest është një Rrjet me Business Angels nga i gjithë Ballkani i krijuar në Shqipëri për të mbështetur, investuar, dhe ndihmuar zhvillimin e teknologjive të reja të industrive dhe ndërmarrjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor 6 (WB6), duke qenë inovativ dhe konkurrues me praninë së tyre në vendet përkatëse , rajone dhe në mbarë botën.
Innovation Nest është një thirrje e hapur për të gjithë sipërmarrësit në të gjithë sektorët e Startups, Investitorët, SME-të, sipërmarrjet e Grave dhe të Rinjve për t’u angazhuar në transformimin digjital.
Shumica e sipërmarrjeve në Innovation Nest marrin udhëzime dhe mentorim nga anëtarët e IN. Startups përfitojnë nga aftësitë e ndryshme të anëtarëve në një spektër të gjerë të industrive ku këta të fundit operojnë.