Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Mëngjes me gratë në biznes, organizuar nga Shoqata Sotmëria

Mëngjesi i 23 Majit, filloi me energji pozitive dhe plot ide frymëzuese për gratë sipërmarrëse. Një takim informal i organizuar nga Shoqata Sotmëria pranë Xheko Imperial, mblodhi shumë gra dhe vajza për të bashkëbiseduar dhe ndarë me njëra tjetrën eksperiencat dhe ide në fushën e biznesit. Pjesë kryesore e këtij eventi ishte prezantimi i Linda Shomo, CEO e EasyPay, për të ndarë eksperiencën e saj në rrugëtimin si sipërmarrëse e suksesshme.

Kush ishte fëmijëria e saj, rinia e hershme dhe dilemat e drejtimit qe do merrte në jetë, prindërit dhe influenca e tyre, si e nisi biznesin e saj të suksesshëm dhe si e administron Linda Shomo kohën e saj midis biznesit dhe familjes, si nënë dhe si sipërmarrëse. Pikë frymëzimi për të kuptuar se me punë dhe përkushtim një grua mund të arrijë cdo dëshirë dhe ëndërr të saj.

Pjesëmarrëse në aktivitet përfshinin Ambasadoren Hollandeze në Shqipëri, znj. Dewi van de Weerd, përfaqësuese nga Ambasada Britanike dhe UK – Albania Tech Hub, grupi NAWE, shoqata Sotmëria etj.

Me bindjen që networku i grave sipërmarrëse do të zgjerohet edhe më shumë, duke ndarë me njëra tjetrën ekperiencën dhe këshilla konkrete për të përballuar tregun konkurrencial, urojmë që gratë dhe vajzat në Shqipëri të ndërmarrin iniciativat e tyre dhe t’i bashkohen takimeve të ngjashme për të gjetur mbështetje në sipërmarrjet e tyre.

23 Maj, 2018
×
sqShqip