Diaspora Shqiptare kudo në botë është një pjesë shumë e rëndësishme për ne në EasyPay dhe jo vetëm.
Prej vitesh, si partner ekskluziv i Ria Money Transfer në Shqipëri, EasyPay kujdeset që individët që jetojnë në diasporë të transferojnë para me lehtësi, transparencë dhe besim tek të afërmit e tyre. Remitancat
Në kuadër të ndryshimit të volumit të Remitancave dhe rritjes së numrit të emigracionit kryesisht në shtetin Gjerman, EasyPay në bashkëpunim me Giz Albania dhe Giz Kosovo dhe nëpërmjet projektit Returning Experts from Albania and Kosovo, organizuan takimin virtual me temë: “Migracioni dhe Diaspora në perspektivën e Edukimit Financiar dhe Remitancave”.
Të ftuar në panelin e kësaj tryeze virtuale përveç CEO së EasyPay, znj. Linda Shomo, ishin edhe përfaqësues nga GIZ Shqipëri dhe Kosovë, Banka e Shqipërisë, Banka Qendrore e Kosovës dhe Ria Money Transfer Gjermani.
Me mbi 60 pjesëmarrës, në kë takim u diskutua mbi rritjen e nivelit të emigracionit, kryesisht drejt Gjermanisë, ndryshimin e investimeve dhe Remitancave në vitet e fundit në krahasim me vitet e mëparshme, nevojën e Diasporës Shqiptare për shërbime financiare dhe pagesa dixhitale, si dhe domosdoshmërinë e edukimit financiar në këtë sektor.
Përgjatë 2 viteve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e emigracionit shqiptar drejt vendeve të Europës Perëndimore. Në këtë valë janë përfshirë edhe profesionistë dhe punonjës të specializuar, kryesisht në shëndetësi dhe IT, të cilët kanë shfrytëzuar kërkesën e lartë për punë në tregjet europiane. Si rrjedhojë, kjo valë e re emigracioni ka ushqyer një cikël të ri të rritjes së remitancave që dërgohen në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, deri në fund të 9-mujorit të vitit të kaluar, u raportuan remitanca për një vlerë të përgjithshme prej 541 milionë eurosh. Remitancat u rritën me 15%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar gjithashtu nivelin më të lartë të periudhës 9-mujore që prej vitit 2009.
EasyPay si një lehtësues i rëndësishëm i pagesave dixhitale, transferta kombëtare, ndërkombëtare dhe pagesave online, prej 11 vitesh ka ofruar shërbimet e saj në sektorin e Fintech, si për Shqiptarët e Shqipërisë por edhe për ata të Diasporës, me tarifat më të lira në treg.