Dëshironi të lumturoni dikë që ndodhet larg jush? Jeni në kërkim të mënyrave për të transferuar para nga Shqipëria drejt tyre? Dërgesat e parave me Ria Money Transfer janë të shpejta, sigurta dhe mjaft të thjeshta. Po ndajmë me ju, vetëm pak arsye të shpejta se përse këtë fundvit dërgesat tuaja duhet t’ia besoni Ria-s dhe EasyPay:
1. Vendndodhjet
Që prej vitit 1987, Ria ka ngritur dhe vijon të menaxhojë rritjen e rrjetit të saj të partnerëve në të gjithë botën, për ti ardhur kështu në ndihmë klientëve të saj të transferojnë para sa më lehtë drejt miqve apo familjarëve në vendlindje. Së fundmi, Ria është renditur si operatori I dytë më i madh në botë për dërgesat e parave me mbi 500,000 pika në të gjithë botën.
EasyPay është partneri zyrtar I Rias në Shqipëri që nga viti 2018 dhe ka ndjekur filozofinë e Ria Money Transfer për krijimin e një rrjeti të gjerë dhe të qendrueshëm në të gjithë vëndin. Dhe, pas vetem pak vitesh EasyPay arriti të ndërtojë një rrjet të gjerë me mbi 550 pika EasyPay dhe Ria në të gjithë Shqipërinë, në zonat rurale dhe urbane, dhe vecanërisht aty ku institucionet e tjera financiare kanë vështirësi të hyjnë.
Pikat EasyPay dhe Ria Money Transfer, janë kryesisht biznese familjare, të vogla dhe të mesme, të cilat falë këtij partneriteti kanë ndihmuar jo vetëm të lidhin familjet me të afërmit e tyre në të gjithë botën, por edhe kanë ndikuar ne rritjen ekonomike të tyre dhe të zonave në të cilët ata operojnë. PIkat EasyPay dhe Ria gjenden lehtësisht nga kushdo, falë ngjyrës portokalli!
Klientët mund të dërgojnë dhe marrin para, fizikisht, në pikën më të afërt me vendndodhjen e tyre:
Nëse je një dërgues, ja cfarë duhet të dish:
- Adresën e marrësit ( qyteti dhe shteti )
- Numrin e telefonit të marrësit
Nëse je një marrës, ja cfarë duhe të dish:
- Kodin 11 shifror të transfertës
- Adresën e pikës më të afërt
2. Orari i shërbimit
Korridoret më historike që vijojnë të mbeten kryesore në dërgesat me Shqipërinë, sipas Eurostat 2022, janë vendet fqinje Italia dhe Greqia. Mirëpo, duhet theksuar se emigracioni i ri drejt Anglisë dhe Gjermanisë po i rrit me ritme të shpejta edhe këto dy korridore, të cilat përgjatë viteve të fundit pasohen nga Franca dhe Belgjika.
Rritja e emigracionit shqiptar në vendet e ndryshme të Europës rrit natyrshëm edhe fluksin e remitancave në vëndin tonë. Megjithatë, trendet e dërgesave vijojnë të mbeten të njëjtat; 2 periudhat më kulmore të dërgesave të parave në vendlindje vijojnë të mbeten në tremujorin e dytë dhe të katërt të vitit, dhe sidomos muaji dhjetor është ai me dërgesat më të larta, si pasojë e pamundësisë për të ardhur në shtëpi për festa, emigrantët zgjedhin të dërgojnë para si formë e dashurisë për të afërmit e familjarët e tyre për festat e fundvitit.
Agjentët EasyPay dhe Ria Money Transfer në Shqipëri, duke qenë më së shumti biznese familjare, fenomenin e emigracionit e kanë të prekshëm në familjet e tyre, ndaj edhe e kuptojnë më së miri nevojën e familjarëve për të tërhequr paratë nga të dashurit e tyre në emigracion. Dhe, për të shërbyer më së miri klientelën e tyre, ata ofrojnë orare fleksibël shërbimi, dhe një pjesë e mirë e tyre ofron shërbim nga e hëna në të djelë, nga ora 08:00 deri në 21:00.
3. Ofertat e vazhdueshme
Një arsye më shumë për të zgjedhur këtë operator transfertash lidhet edhe me ofertat e vazhdueshme që ai krijon për dërgesat e parave nga vende të ndryshme.
Emigrimi i shqiptarëve vazhdon të mbetet aktiv dhe të japë impaktet e tij në aspektet demografike, sociale dhe ekonomike si në vendin e tyre të origjines, ashtu edhe në vendin mikpritës. Ndër vite, vlera mesatare e dërgesave drejt Shqipërisë është ka variuar nga 200 – 500 euro. Shtetet me ekonomi jo shumë të fortë si Italia ose Greqia kanë pasur dërgesa me nivele më të ulëta, 200-300 euro; ndërsa në shtetet ku emigracioni është rritur vitet e fundit si Gjermania ose Anglia, nivelet e dërgesave arrijnë deri në më shumë se 500 euro.
Pikërisht, duke e kuptuar këtë ndryshim që ka ndodhur në demografikat dhe psikografikat e emigrantëve shqiptar, këtë fundvit dëshirojmë t’u japim mundësinë edhe atyre që zakonisht janë pritësit e remitancave, të dërgojnë dhe ata dashuri drejt të afërme të tyre kudo ndodhen.
Duke filluar nga data 1 nëntor 2023 deri më 29 shkurt, 2024, në të gjitha pikat EasyPay dhe Ria Money Transfer:
- Do të ketë 30% ulje për klientët e rinj që kryejnë transfertën e tyre të parë me ne, dhe
- 20% ulje për ata që vendosin të rikthehen në Ria.
Për të mësuar më shumë rreth fashave të dërgesave të parave, komisioneve më të lira në treg dhe ofertave të fundit, ju ftojmë të drejtoheni në pikën EasyPay | Ria Money Transfer më afër me ju për të pyetur nga afër agjentët tanë!