Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Pasagjer me EasyPay në konferencën Money20/20 2017 Kopenhagen

EasyPay morri pjesë për herë te parë në konferencën Money20/20 Europe në Copenhagen, krahas kompanive më të mëdha ndërkombëtare si Google, AirBnB, Western Union, Silicon Valley Bank, Citi Ventures, PayKey, Skrill etj.

Money20/20 organizon konferencën më të madhe në botë ku sjell së bashku kompanitë në fushën e pagesave, transfertave të parave, shërbimeve të marketingut, konsulencës etj. Me mbi 11000+ përfaqesues dhe më shumë se 1700 CEO nga reth 4500 kompani ndërkombëtare, Money20/20 krijon nje vizion ndryshe nga ai i që mbizotëron normalisht.

Përgjatë konferencës ne patëm takime me disa kompani Europiane dhe Amerikane fintech dhe pagesash dhe media.Untitled-2

Money20/20 solli sërish sëbashku lider ne fushën e Fintek, Pagesave, dhe Transfertave të Parave. Përeth 1707 kompani morrën pjesë në konferencën e këtij viti në Kopenhagen, ndërkohë që 4000 pjesmarrësit përfshinë CEO, ekipe marketingu, media etj.

Konferenca uli siparin me fjalimet mirëpritëse dhe fjalime të shkurtra nga CEO i Barclays Bank, Rabobank, dhe BBVA.

Gjatë ditës së parë kishte panele dhe fjalime më së shumti reth fintek-s, (r)evolucionit te bankave, njoftimeve nga pjesmarresit reth bashkepunimeve te reja, etj.

Për më tepër informacioni ju mund të gjeni agjendën e ditës së parë ketu: https://www.money2020europe.com/agenda

Përgjatë ditës së dytë pati një shumllojshmëri fjalimesh nga ekspertë të industrisë, me fokusin kryesor në authentikimin dhe teknologjinë e avancuar.

CEO i Gemalto, Philippe Vallee, foli për authentikimin e klientit kur kompletojnë një transaksion. Ndërkohë që ai nuk bën kompromis me sigurinë në praktikat që ndjek, ai tha se do të preferonte nëse nuk do të kishte authentikim fare.

Kjo është një pikë tepër e rëndësishme që për institucione financiare si EasyPay është dileme cdo ditë.

Gjatë kesaj dite EasyPay u takua me disa kompani të rëndësishme me qëllim eksplorimin e mënyrave të ndryshme të bashkëpunimit, e për të vazhduar revolucionin në pagesat digjitale në Shqipëri.

Për më tepër informacioni ju mund të gjeni agjendën e ditës së parë këtu:  https://www.money2020europe.com/agenda#day:27-06-2017

Dita e fundit e Money 20/20 erdhi dhe na duhej ti thonim mirupafshim konferencës, ndërkohë që përpiqeshim të merrnim me vete dhe copëza të tjera informacioni dhe diturie nga i gjithë ekosistemi financiar.

Rita Liu i Alipay u shpreh gjatë fjalimit të saj: ‘’Crregullimet në sistemin e trashëgimise kërkojnë kohe, para dhe dedikim të industrisë
një sfidë që cdokujt I duhet të përballet”

Për më tepër informacioni ju mund të gjeni agjendën e ditës së parë këtu: https://www.money2020europe.com/agenda#day:28-06-2017

11 Korrik, 2017
×
sqShqip