Po afrojnë afatet për pagesën e taksave të Bashkive dhe ato të Bashkisë Tiranë dhe Shkodër mund ti kryeni lehtësisht në një prej 500 pikave EasyPay në të gjithë vendin dhe, ato të qytetit të Tiranës mund të kryhen edhe nëpërmjet aplikacionit EasyPay.
Taksat e Bashkisë Tiranë
Taksat e Bashkisë Tiranë mund të paguhen nëpërmjet aplikacionit EasyPay, vetëm në disa hapa dhe për ata që nuk janë komod me teknologjinë pagesa mund të kryet nëpërmjet +500 pikave EasyPay në të gjithë vendin. Ky shërbim në këto dy kanale është mundësuar nga EasyPay që prej vitit 2017 dhe ka rezultuar mjaft i dobishëm për të gjithë ata klientë të cilët kanë një biznes dhe nuk kanë kohë për të humbur në radhë të gjata!
Afati i fundit për të paguar taksat vendore të Tiranës është 20 Maj, 2022.
Ja çfarë ju duhet për të kryer detyrimin nga kudo ndodheni dhe të shmangni çdo kamatë të panevojshme.
Je klient në aplikacionin EasyPay?
Ndiq hapat në vijim për të kryer pagesën e taksave të Bashkisë Tiranë:
- Hyr në aplikacionin EasyPay dhe sigurohu të kesh kredit të mjaftueshëm për të kryer pagesën që dëshiron. Nëse nuk ke kredit mund të rimbushësh llogarinë tënde nëpërmjet:
- Një karte krediti apo debiti;
- Nëpërmjet llogarisë tënde bankare nëse je klient i BKT, Union Bank ose UBA Bank,
- Nëpërmjet Agjentëve EasyPay duke u paraqitur dhe duke rimbushur me cash llogarinë tënde;
- Nëpërmjet EasyTransfer nëse një mik apo i afërm të transferon para me 0 komision brenda aplikacionit EasyPay.
- Pasi të sigurohesh për kreditin tënd, kliko opsionin “Pagesa” (ky opsion ndodhet në fund të ekranit të celularit tënd dhe renditet i dyti në radhë).
- Më pas do të të shfaqen të gjitha shërbimet për të cilat mund të kryesh pagesa nga aplikacioni EasyPay, në këtë moment mund të klikosh “Taksat Tiranë”, (ky opsion renditet i dyti në vijë horizontale në krye të ekranit të celularit tënd.
- Zgjidh metodën e kërkimit: NIPT apo Administrator dhe vendos të dhënat, si dhe kodin vendor, të cilin e gjen në faturën e lëshuar nga Bashkia Tiranë.
- Pasi të vendosësh të dhënat kliko opsionin “Zgjidh Detyrimin” dhe “Paguaj”. Menjëherë do të të vij një mesazh në emailin me të cilin je regjistruar në aplikacion për kryerjen e pagesës.
Nëse nuk je klient i aplikacionit EasyPay
Sigurohu të kesh një smartphone dhe lidhje me rrjetin në mënyrë që të shkarkosh aplikacionin EasyPay në celularin tënd dhe ndiq hapat në vijim për të shkarkuar dhe për t’u regjistruar në aplikacion:
1. Klikoni “Shkarko Tani” për të shkarkuar aplikacionin direkt nga App ose Play Store.
- Pasi të shkarkosh aplikacionin, regjistrohu në më pak se 3 minuta në aplikacionin EasyPay, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.
- Zgjidh kredencialet;
- Zgjidh ‘Krijo një llogari falas’ dhe:
– Vendos adresën tënde të e-mail;
– Krijo një fjalëkalim dhe sigurohu ta mbash mënd;
– Vendos numrin tënd shqiptar të telefonit;
– Konfirmo ‘Termat dhe Kushtet’;
– Kliko ‘Vazhdo’.
2. Verifiko numrin e celularit
Një kod 4-shifëror do të dërgohet me SMS në numrin tënd celular, atë që ke vendosur në të dhënat më sipër. Më pas vendos kodin që të është dërguar me sms dhe kliko “Vazhdo” për të verifikuar numrin e celularit ose ridërgo kodin përsëri.
3. Verifiko adresën e-mail
Një link do të dërgohet në adresën tënde të e-mail, adresën që ke vendosur në të dhënat më sipër. Kliko link-un që të ka ardhur në e-mail për t’u verifikuar. Më pas rikthehu në aplikacion dhe kliko “Vazhdo”. Mos harro të kontrollosh në Spam/Junk nëse nuk sheh e-mail në inbox-in tënd!
4. Ngarko mjetin e identifikimit
Zgjidh “EasyScan” për të skanuar informacionet e mjetit të identifikimit. Në këtë rast informacionet ngarkohen automatikisht dhe ti mund të vijosh me hapin e radhës.
Në rast se zgjedh opsionin ‘Ngarko’ për të vendosur një foto të mjetit të identifikimit, duhet të plotësosh të dhënat si vijon:
Numrin personal të identifikimit (ID) dhe datën e skadencës së mjetit të identifikimit. Më pas kliko “Ngarko”.
5. Plotëso të dhënat personale dhe përfundo regjistrimin
Për të përfunduar me regjistrimin të mbetet vetëm 1 minutë. Vendos të dhënat si vijon:
- Emrin e plotë dhe atësinë
- Vendbanimin
- Adresën
- Datëlindjen
- Gjininë
Më pas kliko ‘Përfundo regjistrimin’ për të krijuar llogarinë EasyPay.
Taksat e Bashkisë Shkodër
Prej datës 10 mars 2022 ,EasyPay ka ofruar shërbimin e pagesës së Taksave të Bashkisë Shkodër edhe për bizneset e këtij qyteti. Kudo që mund të gjendeni fizikisht në Shqipëri, kryerja e detyrimeve nuk ka përse të vonojnë.. Nëpërmjet +500 pikave EasyPay ju mund ta kryeni këtë pagesë duke shmangur radhët e gjata.
Nxitoni, pasi afati për të kryer pagesën e taksave vendore Shkodër është 30 qershor 2022.
Çfarë duhet të keni me vete?
- Faturën e lëshuar nga Bashkia Shkodër e cila ka kodin vendor në përbërjen e saj;
- Paraqituni në një pikë EasyPay dhe në kohë shumë të shkurtër dhe pa pritur në radhë të gjata;
- Kryeni pagesën dhe vijoni punën tuaj!
Rritja e gamës së shërbimeve dhe përmirësimi i eksperiencës konsumatore qëndrojnë në qendër të punës sonë të përditshme. EasyPay do të vijojë me shtrirjen e pagesave të taksave edhe me Bashkitë e tjera, ndaj na ndiqni në rrjetet tona sociale për përditësimet e fundit.