Skuadra e EasyPay po vazhdon të zgjerohet. Kësaj radhe jemi në kërkim të një accountant me përvojë që do të jetë pjesë e departamentit tonë të financës. Mëposhtë gjeni përshkrimin e punës.
Pozicioni: Experienced accountant
Orari: Kohë e plotë / Orari 9:00 – 17:00
Kohëzgjatja: Kontrate me afat te pacaktuar
Ne po kërkojmë dikë që
– ka kryer arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, preferohet Financë/Kontabilitet
– ka minimum 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
– di të përdorë shumë mirë paketën MS Office dhe programet financiare (e preferueshme nëse njeh programin Business Central/Navision)
– ka aftësi të mira komunikimi, analitike dhe të të punuarit ne grup
– ka aftësi për të prioritizuar dhe arritur afatet e raportimit në kohë,
Detyrat kryesore të pozicionit:
– Përgatitja dhe deklarimi librave të shitjes, TVSH-së dhe tatimit në burim
– Rakordimi i pagesave dhe arkëtimeve si dhe faturimet e partnerëve
– Të ketë asistuar në mbylljen e bilancit dhe të ketë njohuri të raportimit financiar
– Të kontrollojë dhe sistemojë përkatësisht llogaritë e shpenzimeve dhe të ardhurave, llogaritë tranzite, të evidentojë shpenzimet e panjohura dhe çdo lloj sistemimi tjetër të nevojshëm për mbylljen e Pasqyrave financiare.
– Të asistojë për raportimin 3-mujor dhe vjetor për Bankën e Shqipërisë
– Përgatitja e raporteve javore/mujore në bazë të nevojave të drejtimit
A e gjetët veten te përshkrimi i mësipër? Dërgoni CV-në tuaj me email në adresën: hr@easypay.al.
*Do të lajmërohen për intervistë vetëm kandidatët qe do të perzgjidhen mbi bazën e CV-ve të mbërritura