Zyrat Qendrore
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Pse i shohim gjërat nga këpucët e klientit

Sipas Global Findex 2025 të Bankës Botërore, numri i shqiptarëve me një llogari financiare është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit: nga 28% e të rriturve në vitin 2011, në 44% në 2021 dhe 46% në 2024. Por përdorimi i këtyre llogarive për pagesa nuk ka ecur me të njëjtin ritëm. Në vitin 2024, vetëm 35% e të rriturve kryen ose morën një pagesë digjitale, pothuajse njësoj si në 2021-in (34.6%), dhe vetëm 11% paguan një tregtar në mënyrë digjitale. Kjo na tregon se aksesi financiar po rritet, por sjelljet financiare jo.

Kontrasti me shërbimet publike në vendin tone është i madh. Mbi 95% e tyre ofrohen tashmë në e-Albania, por kur vjen puna te pagesat e tyre, shumica zgjedhin ende cash-in. Pra, Shqipëria nuk është më një vend ku paguhet vetëm me para fizike, por as një vend plotësisht dixhital. Shqiptarët përdorin të dyja kanalet, dhe shpesh të dyja këto raste gjenden brenda të njëjtës familje. Kjo është arsyeja pse në EasyPay nuk zgjodhëm mes dixhitales dhe tradicionales. Zgjodhëm të dyja: figital. Por, ky fleksibilitet ka një kusht: kontrollin.

Kush është klienti ynë?

Pas mbi 16 vjetësh në tregun vendas, kemi mësuar se një model i mirë biznesi nuk nis nga teknologjia që ke, por nga njeriu që duhet t’i shërbesh çdo ditë. Por, cili është ky klient të cilin duhet ta shërbejmë në Shqipërinë e sotme?

Është studentja që paguan me QR kudo në qytet dhe nuk hyn kurrë në një degë banke. Është babai që merr pagën në llogari bankare, por faturat i paguan me para në dorë sepse “kështu di”. Është gjyshja që pret dërgesën nga djali në Itali dhe i do paratë në dorë. Apo, është i riu që merr kredi për telefonin që sapo ka dalë në treg, pa e ditur sa do të paguajë në fund.

Këta klientë kanë nevoja të ndryshme, por një gjë të përbashkët: shpesh nuk kanë të gjithë informacionin që u duhet për të vendosur mirë me paratë e tyre.

Anketa më e fundit e Bankës së Shqipërisë për kulturën financiare e tregon qartë:

– Tre në katër të rinj 18–29 vjeç kanë një produkt pagese, por vetëm një e treta e tyre kanë sjelljet minimale të duhura financiare, si planifikimi, kursimi dhe kontrolli i shpenzimeve.

– Në shkallë vendi, vetëm 18% e të rinjve shqiptarëve pranojnë se u mbeten para në fund të muajit, kundrejt 44% në vendet e OECD-së.

Dhe, kjo situate ka një shpjegim me mënyrën se si ata shpenzojnë gjatë muajit, me kostot që ato nuk shohin kur kryejne pagesa apo blerje. Një transfertë apo veprim që reklamon “0% komision” mund të kushtojë më shumë, mbase edhe si rrjedhojë e kursit të këmbimit. Një kredi “e lehtë” mund të kushtojë shumë më tepër se çmimi i produktit. Vetëm 11% e shqiptarëve e kuptojnë saktë interesin e përbërë, pra faktin që paguan interes edhe mbi interesin. Shembulli më i thjeshtë: një telefon 120,000 lekë, i blerë me kredi personale që aprovohet në çast. Me një interes ilustrues prej 2% në muaj, nëse pagesa shtyhet në kohë, pas një viti borxhi bëhet rreth 152,000 lekë. 

Ndërkohë, rrjetet sociale dhe influencerët i shtyjnë të rinjtë drejt blerjeve që shpesh nuk u duhen. Në të njëjtin muaj, ata kanë detyrime që nuk presin: drita, uji, interneti, taksat, gjobat, kësti i kredisë. Kur këto nuk llogariten që në fillim të muajit, paratë zhduken nga llogaria përpara se të kuptosh ku shkuan. 

Edukimi financiar si pjesë e modelit të biznesit të EasyPay

Duke e njohur këtë mungesë njohurish, ne nuk e kemi përshtatur vetëm modelin e biznesit dhe produktet. E kemi bërë edukimin financiar pjesë të vetë shërbimit, në tre mënyra.

Agjenti si pikë informacioni. Rrjeti ynë nuk shërben vetëm për të paguar më lehtë. Është vendi ku klienti mund të pyesë për çdo detyrim: sa ka për të paguar, deri kur, dhe çfarë ndodh nëse vonohet. Për shumë familje, sidomos ato që nuk përdorin ende aplikacione, ky kontakt ballë për ballë është hapi i parë drejt një menaxhimi më të mirë të parave.

Aplikacioni si plan mujor. Në fillim të muajit, aplikacioni i tregon klientit sa pagesa ka për të kryer dhe sa janë detyrimet e tij mujore. Kur e di këtë shumë që në fillim, e di edhe sa i mbetet nga buxheti për shpenzimet personale, për dalje apo për një blerje që e dëshiron. Planifikimi nuk është më një tabelë e mërzitshme; është një ekran që e hap çdo muaj.

Fushatat në mediat sociale. Komunikimi ynë nuk synon vetëm të shesë një shërbim. Synon të shpjegojë dhe edukojë!

E ardhmja e pagesave në Shqipëri do të jetë digjitale. Por rruga deri aty do të kalojë përmes klientëve që e kuptojnë, i besojnë dhe e zgjedhin vetë. Ky është kalimi që duam ta bëjmë bashkë me ta.

22 Tetor, 2026
×
sqShqip