Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Regjistrimi në maratonë nuk ishte një maratonë…

Industria e eventeve në mbarë botën, është në lulëzim të vazhdueshëm. Numri i eventeve, qofshin këto sportive, artistike, workshop-e apo seminare, është rritur ndjeshëm edhe në Shqipëri. Shitja e biletave për këto evente në vitet e shkuara ka qenë një proces deri diku i lodhshëm, pasi kërkohej me detyrim prezenca fizike në pikat e shitjeve. Stafi duhet të ishte në linjë të parë më klientin, të plotësonte disa formularë, dhe të finalizonte procesin me pagesën “cash”. E, si kësisoj, ky proces harxhonte kohë, para dhe burime njerëzore në mënyrë që të arriheshin rezultatet e dëshiruara.

Prezantimi në treg i platformave digjitale, ka qenë një revolucion për sektorin e eventeve duke ndikuar ne rritjen e eficiencës në shitjen e biletave, si edhe të ardhurat e organizatorëve. Duke marrë vetëm në konsideratë periudhën pas pandemisë, ku mori edhe më shumë hov sektori digjital në Shqipëri, në platformën EasyPay, volumi i transaksioneve për shitjen e biletave vetëm në 9 mujorin e parë të vitit 2022 më shumë se u dyfishua, në krahasim me një vit më parë.

Për të disatin vit radhasi, EasyPay krijoi lehtësi për të gjithë ata që donin të ishin “maratonomakë” për një ditë. Platforma ticket.easypay.al ishte kanali i vetëm digjital që mundësoi shitjen e biletave të eventit sportiv më të madh për kryeqytetin: Maratona e Tiranës 2022.  Platforma e shitjes së biletave online, krijuar nga EasyPay, ofron fleksibilitet duke iu përshtatur si nevojave të organizatorëve ashtu edhe blerëseve. Megjithatë, vlen të theksohet fakti se procesi i shitjeve online në Shqipëri është ende mjaft sfidues pasi nuk është 100% i digjitalizuar. Ndaj, për ta bërë këtë proces sa më gjithëpërfshirës, për të gjithë përdoruesit e “cash”-it, kanë qenë në dispozicion +500 pikat EasyPay në mbarë Shqipërinë.

Pas mbylljes me sukses të Tirana Marathon 2022, në platformën e EasyPay vihet re rritja ndjeshëm e shitjeve, nga vitet e shkuara.  Këtë vit, mbi 3000 pjesëmarrës, +40 shtete nga të 5 kontinentet garuan në eventin sportiv më të rëndësishëm të kryeqytetit. Për herë të parë përgjatë këtyre viteve, mbi 350 bileta u shitën jashtë territorit shqiptar, duke e rritur kështu ndjeshëm nivelin e pagesave online e duke lënë pas pagesat me “cash”.

Eksperienca e shkëlqyer e këtij viti na sjell në vëmëndje edhe një here se, digjitalizimi në platformën e biletave nuk përmirëson vetëm eficiencën dhe efikasitetin në shitjen e biletave, por krijon një mjedis të centralizuar për të gjithë aktorët e këtij procesi, duke rritur ndjeshëm informacionin, kontaktet dhe arritjen e tregjeve të synuara.

Me EasyPay, vrapojmë për paqen dhe paguajmë në paqe!

28 Tetor, 2022
×
sqShqip