Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Remitancat gjatë Covid 19: Mbështetje për emigrantët punëtorë

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai ka nisur që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë (e ashtuquajtura diaspora e vjetër) dhe vazhdon ende të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij si në aspektet demografike, po ashtu edhe ato sociale e ekonomike të vendit. Ndërsa “diaspora e re” përbëhet nga emigrantët e viteve 1990, të cilët u vendosën në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër, Francë, etj, dhe më pak në vendet ediasporës së vjetër, siç ishte kryesisht SHBA.

Emigrantët shqiptarë nëpër botë përbëjnë burimin kryesor të remitancave në vendin tonë. Me rreth 1.19 milionë emigrantë, ato mbeten burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare të cilat kontribuojnë pozitivisht në arsim, shëndetësi, investime, si dhe në uljen e varfërisë. Paratë e dërguara janë pjesë e të ardhurave që emigrantët fitojnë nga punët e përditshme (kryesisht në sektorin e shërbimeve), por edhe nga kursimet personale ndër vite. Përpara goditjes së Covid 19, duke iu referuar burimeve të Bankës së Shqipërisë (BSH) (shih tabelën 1: Remitancat në millionë euro) situata e dërgesave të parave në drejtim të Shqipërisë dhe jashtë saj ishte me progresion rritës. Sipas Bankës Botërore, remitancat globale drejt vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme arritën në $554 miliardë në vitin 2019,

 

 

Hyrja e vitit 2020 solli një situatë të pazakontë për të gjithë botën. Fatura mbi njerëzimin që pandemia e krijuar nga Covid 19 solli po shtohet dita ditës, ndërkohë që impakti ekonomik është ende i paqartë dhe e ardhmja duket e pamundur për t’u parashikuar. Shtetet e zhvilluara kanë përdorur programe të mirëfillta sociale, siguracione për të papunët dhe pagesa direkte, që ndihmojnë në përmirësimin e ekonomisë vendase; për vendet më pak të zhvilluara, siç është edhe Shqipëria, remitancat janë “shpëtimtaret” e vetme për të përballuar këto shpenzime të paparashikuara të jetesës, si edhe investimet e të ardhmes. Edhe ndryshimet më të vogla në politikat e remitancave mund të krijojnë një efekt të konsiderueshëm në sistemin financiar të vendeve në zhvillim me kalimin e kohës. Marrë parasysh rëndësia e tyre në jetesën e njerzëve, ku edhe pak para bëjnë diferencën në përditshmëri, mekanizma që mbrojnë këtë sektor dhe që lehtësojnë kostot e transaksioneve dhe e bëjnë më të thjeshtë dërgimin dhe marrjen e parave, mund të ndikojnë në përmirësimin e jetesës së emigrantëve dhe familjeve të tyre, në stabilitetin financiar të shumë shteteve, dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, tregjet në zhvillim morën një shumë remitancash prej gjysëm trillion dollarësh në 2019. Për 66 shtete ato përfaqësonin rreth 5% të PBB, duke tejkaluar edhe investimet e huaja direkte. Për Shqipërinë kjo shifër është më lartë dhe përbën rreth 9% të PBB, por mbetet më e ulët se në vendet e tjera të rajonit. Mbetet i qartë objektivi i G20 për uljen e kostos globale nën vlerën 3% deri ne 2030 dhe eliminimin e korridoreve me kosto mbi 5% e cila do të ndihmonte në luftën kundër varfërisë dhe do ti jepte një mbështetje të madhe gjithëpëfshirjes financiare.

Sipas BSH, në Shqipëri remitancat kryhen kryesisht nëpërmjet 3 kanaleve. 57% e tyre bëhen përmes MTO-ve (Money Transfer Operator), 39% dërgohen fizikisht dhe një pjesë mjaft e vogël vjen përmes sistemit bankar. 52% e dërguesve janë të moshave 30 – 44 vjeç, 71% e dërguesve janë meshkuj si dhe 60% i përkasin emigracionit të përhershëm. Vlen të theksohet se dërgesat nga jashtë përbejnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve.

Sipas RIA – EasyPay, shtetet që identifikohen si dërguesit më të mëdhenj të remitancave në Shqipëri në 2019 janë Gjermania me 32%, Italia me 20%, Britania e Madhe me 9% si dhe USA dhe Franca përkatësisht me 7%. Si në shumicën e rasteve, këto vende u izoluan si pasojë e pandemisë duke bërë që sektori i shërbimit të goditet drejtpërsëdrejti. Pjesa më e madhe e emigrantëve që punonin në hotele, restorante dhe sallone të ndryshme, humbën punët e tyre, dhe në të shumtën e rasteve nuk patën suportin e institucioneve qeveritare, gjë që solli rënie të dërgesave për atë periudhë ku edhe izolimi ishte më i madh. Impakti i pandemisë u ndje edhe në dërgesat e parasë nëpërmjet RIA, partneri i EasyPay, ku numri i transfertave nga jashtë pësoi rënie,kjo nga mbylljet e bizneseve nëpër botë por edhe nga mbyllja e agjentëve / pikave të shërbimit në vendet përkatëse. Në fakt, dërgesat e remitancave nuk janë një proces i thjeshtë edhe në kohë të mira: kërkohet të shkosh deri tek operatori që ofron shërbimin në një ditë dhe orar të caktuar. Mirëpo, gjatë periudhave të izolimit, dërgesat e parave u bënë një mision i pamundur. Në shumë shtete, agjentët / pikat e shërbimit u mbyllën dhe pa një njoftim të saktë se kur mund të hapen, duke e bllokuar këtë shërbim. Situata fatmirësisht po kthehet në normalitet për kete treg dhe kjo vërehet në rimëkëmbjen e menjëherëshme dhe jashtë pritshmërisë që shifrat pësuan në maj dhe qershor, të cilat shënuan një dyfishim me muajt paraardhes. Ekspertët nëpër botë raportojnë të njëjtën dukuri.

Këto kohë mund të jenë sfiduese për dërguesit dhe marrësit e remitancave. Sidoqoftë, sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të qëndrosh pranë miliona emigrantëve dhe familjeve të tyre. Krizë ekonomike apo jo, ky grup është ndër më të prekurit. Ato kanë qënë dhe janë burimi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare. Pra, është përgjegjësia jonë, si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare të ofrimit të pagesave të kujdesemi për ta.

 

 

2 Korrik, 2020
×
sqShqip